LSI: Mazhoranca po mban peng ligjin për moshën e tretë
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi dje mazhorancën se po mban peng projektligjin e hartuar nga specialistë në këtë parti për moshën e tretë dhe nuk e ka kaluar qëllimisht në praktikat parlamentare. Nënkryetari i LSI-së, deputeti Dritan Prifti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Moshës së Tretë tha se LSI-ja kërkon që të ndërgjegjësojë qeverinë, të ndërgjegjësojë Parlamentin në lidhje me kujdesin e shtetit ndaj moshës së tretë, ndaj pensionistëve, si mosha që është në gjendjen më të vështirë ekonomike sot në Shqipëri. “Asnjëherë në historinë e vendit tonë, që pas viteve '90, një forcë politike nuk ka dërguar në Parlament një ligj për kujdesin shtetëror ndaj moshës së tretë. Ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, kryetari i saj, deputeti Ilir Meta, i cili ka propozuar një ligj krejtësisht të ri, një ligj krejtësisht modern, një ligj, i cili është në përputhje të plotë me Kartën e Madridit për moshën e tretë, është në përputhje të plotë me standardet evropiane për kujdesin që duhet të ketë shoqëria dhe shteti ndaj moshës së tretë”, - tha Prifti. Ai bëri të ditur se ky ligj nuk është një ligj politik dhe se pensionistët nuk janë as të LSI-së, as të PS-së dhe as të PD-së, por janë qytetarë të këtij vendi, të cilët më shumë se të gjithë të tjerët kanë kontribuar për vite me radhë.
FGS e FRESSH vizitojnë të moshuarit
Me rastin e 1 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, përfaqësues të Forumit të Gruas Socialiste dhe FRESSH-it vizituan të moshuarit në Qendrën Ditore Polivalente në Kamëz. Gjatë kësaj vizite, ata theksuan nevojat për të ndërtuar një shoqëri sa më solidare dhe integruese për të gjitha moshat dhe kategoritë. Koordinatorja kombëtare e Forumit të Gruas Socialiste Shqiptare, Ermira Danaj, u shpreh ndër të tjera: “Më shumë se dita e të moshuarve sot duhet të themi: Dita e Nënave dhe Baballarëve, e Gjysheve dhe e Gjyshërve tanë, të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevojë për politika mbështetëse për nevojat e tyre në rritje e për politika që të sjellin ndryshime të vërteta cilësore në jetën e tyre”. Gjithashtu, përfaqësuesit e FGSSH-së dhe FRESSH-it theksuan se Partia Socialiste është e angazhuar për të punuar për një shoqëri ku të gjithë, burra dhe gra, fëmijë dhe të moshuar të mund të jetojnë të sigurt, të qetë dhe jo në varfëri. Gjatë kësaj vizite ata shpërndanë edhe disa dhurata simbolike për të moshuarit e kësaj qendre.