E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI: Metodat e FRESSH-it nuk mund të tolerohen në LRI

12/02/2005  Shkarkohet nga drejtimi i LRI-së, Elvis Mataj

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pezulluar nga puna drejtuesin e Lëvizjes Rinore për Integrim, Elvis Mataj. Shkak për këtë penalizim ka qenë një sherr i zhvilluar disa ditë më parë nga kreu i LRI-së në selinë e kësaj partie për arsye personale, i cili ka gjeneruar më pas në debate partiake. Kreut të të rinjve, për këtë përplasje, i është kërkuar, nga kryetari i partisë, Ilir Meta, dorëheqja nga posti. Kërkesa është refuzuar nga Mataj. Shqetësimi i Kryesisë të LSI-së është shprehur dhe më gjerë duke argumentuar qëndrimin e saj për largimin e Mataj nga drejtimi i LRI-së, për arsyen se ky forum nuk ka shënuar rritje dhe bashkëpunim të ngushtë më strukturat e partisë. Ndarja është justifikuar nga kryesia e LSI-së se „për këtë parti janë të papranueshme dhe të patolerueshme, fenomene të trashëguara nga FRESSH-i“. Bllokimi i punës, përplasjet me njëri-tjetrin, dhe moszbatimi i parimeve që ka aprovuar partia kanë qenë arsyet e konfliktit të parë mes drejtuesit të LRI-së dhe strukturave të LSI-së. Ndërkohë që LRI-ja është kritikuar dhe për mungesën e zhvillimit të përzgjedhjes në bazë të meritave, duke pasur parasysh që partia është në fazën e përzgjedhjes së drejtuesve, duke zbatuar parimin „një anëtar, një votë“. Gjithashtu kryesia e LSI-së ka vendosur që data e mbledhjes së konventës së parë elektorale për këtë parti të mbahet më 5 dhe 6 prill.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›