E Diel, 1 Nëntor 2026

PS të pranojnë rekomandimet e OSBE-së

12/02/2005  Dritëro Agolli kërkon bashkëpunimin e partive të majta

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli u bëri thirrje dje socialistëve që të pranojnë rekomandimet e bëra nga OSBE-ja për ndarjen zonale, pasi këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Zoti Agolli si e shikoni ndarjen e disa deputetëve nga Partia Socialiste, duke dalë forcë më vete politike?

Nuk ishte imagjinuar që mund të kishte një ndarje të tillë. Kjo gjë erdhi sepse u akumuluan shumë gjëra, shumë kontradikta dhe kundërshtime dhe nga drejtimi i PS-së nga njerëzit që sot i quajmë lidership. Ka dhe një gjë tjetër, që brenda një partie mund të ketë fraksione, rryma të ndryshme, kundërshtime, por, me sa duket, shoqëria jonë nuk i pranon ende këto gjëra.

A do të ndikojë kjo ndarje në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të kësaj vere dhe a duhet të ketë një bashkëpunim mes këtyre forcave?

Unë mendoj se mund të bashkëpunojnë, sepse këto janë parti të majta dhe jo vetëm LSI-ja, por dhe partitë e tjera të majta si PSD-ja, PAA-ja dhe parti të qendrës së majtë, mund të bashkëpunojnë për aryse se tani nuk është si para 5 apo 8 vjetëve të shkuara. Tashti shumicën nuk do ta ketë ansjë parti që të vendosë, të ketë tre të katërtat e deputetëve, siç ishte më parë.

Ndërkohë që Partia Demokratike ka shpallur hapjen e saj me shoqërinë civile, duke krijuar dhe strukturën e KOP-it, si e sheh Agolli këtë lëvizje të PD-së?

Kjo është tejet e dobishe dhe nuk duhet të merret me xhelozi nga ndonjë parti tjetër. Puna është që këto hallka dhe këto mekanizma të vihen në veprim, në këtë kontekst, unë e mendoj se është pozitive.

Çfarë do të rekomandonte Agolli për zhbllokimin e punës për reformën zgjedhore në vendin tonë?

Partia Socialiste duhet të pranojë rekomandimet e bëra nga OSBE-ja, pasi këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Marrë nga TV Klan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›