Shpresoj që këtë javë palët të arrijnë konsensusin në bashkëpunim me OSBE
12/02/2005 Agron Dibra thotë se vonesat në ndarjen zonale kanë sjellë pengesa në përzgjedhjet
Sekretari Organizativ i socialistëve, Agron Dibra, në një intervistë për “Metropol” është shprehur se janë vonesat për ndarjen zonale, që kanë sjellë dhe vonesat në përzgjedhjet e kandidatëve për deputetë të PS-së. Ai tha se shpreson që brenda javës së ardhshme palët politike të arrijnë në konsensusin e duhur për ndarjen e re zonale.
Në çfarë faze është puna e Partisë Socialiste me strukturën më të re të saj, atë të Komiteteve Zonale Elektorale?
Aktualisht, në të 38 rrethet e vendit ka përfunduar faza e përcaktimit të kandidaturave për kryetarët e Komiteteve Zonale Elektorale për nënkryetarin dhe për sekretarin që priten t’i nënshtrohen votimit “një anëtar, një votë”. Ndërsa përbërja e Komiteteve Zonale Elektorale, sipas shkallës së përfaqësimit të këshillave zonale aktuale, është përcaktuar që tani. Në vijim të kësaj pune, organet vendore të partisë kanë përgatitur infrastrukturën dhe gjithë mjedisin për të zhvilluar votimin. Arsyeja, që nuk ka përfunduar procesi i votimeve për konstituimin e KZE-ve, është mospërfundimi i ndarjes elektorale të vendit. Kjo ndarje është kthyer në një problem të ditës për politikën shqiptare.
A do të kandidojnë një pjesë e deputetëve aktualë të PS-së, të cilët janë përfolur gjatë kësaj kohe, për të përfaqësuar sërish partinë dhe për katër vite të tjera?
Asnjë nga deputetët aktualë dhe asnjë anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, apo asnjë figurë publike nga shoqëria civile, që afrohet në skemën e kandidimit pranë PS-së nuk do të pengohet në këtë garë. Pra, edhe deputetët aktualë janë pjesë e këtij konkurrimi dhe do të jetë filtri politik, i cili këtë radhë kalon nga KZE-të dhe Komiteti i Përgjithshëm Drejtues që do të arrijë të përzgjedhë ato kandidatura, për të cilët ka nevojë PS-ja për të realizuar objektivin e saj, të fitojë zgjedhjet. Ndërkohë që lista e kandidatëve të PS-së për deputetë do ta miratojë KPD-ja dhe kjo listë do të ratifikohet në kongresin e PS-së në muajin prill.
A e ka penguar reforma për ndarjen elektorale të vendit në konstituimin e strukturës më të re në partinë tuaj, atë të KZE-ve?
Po, kjo gjë është e vërtetë, sepse nëse zonat zgjedhore do të ishin përfunduar dhe të ishin miratuar nga parlamenti dhe PS-ja do të kishte përfunduar objektivin e konstituimit të KZE-ve, pra të mbaronte sipas projekteve brenda datës 20 janar të vitit 2005. Është kjo arsyeja që aktualisht PS-ja nuk ka përfunduar procesin e konstituimit të KZE-ve dhe të zbatimit të parimit „një anëtar, një votë“, duke shpresuar që brenda javës së ardhshme parlamenti shqiptar, dy forcat kryesore politike, me bashkëpunim të OSBE-së dhe faktorëve të tjerë, do të arrijnë që të gjejnë konsensusin dhe të miratojnë hartën zgjedhore për 100 zonat elektorale të vendit, konform Kushtetutës. Me të përfunduar ky proces, ne menjëherë do të fillojmë nga veprimataria zgjedhore e drejtuesve për Komitetet Zonale Elektorale.
Çfarë çështjesh do të trajtojë kongresi i prillit?
Ishim gati për ta zhvilluar kongresin më 29 janar dhe faza e tanishme ka të bëjë me kolaudimin e atyre dokumenteve më të rëndësishme të PS-së, që do të shkojnë për ratifikim në kongresin e prillit. Këto janë raporti politik, me platformën elektorale që do të zhvillojë PS-ja dhe me një paketë ndryshimesh në statutin e PS-së. Çdo gjë është gati për t’u zhvilluar në kongres. KPD-ja në mbledhjen më të afërt të saj do të miratojë dhe datën e mbajtjes së kongresit.