LSI: “Nuk bashkëpunojmë me Nanon”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim përjashton bashkëpunimin me Fatos Nanon për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nënkryetari i LSI-së, Sabit Brokaj, ka pohuar në një intervistë për “Ora Neës”, se kush ka një princip, nuk mund të bashkëpunojë me atë që shkatërroi të majtën. Ndërkohë që përjashton dhe bashkëpunimin me Ndokën, i cili, sipas tij, ka përdorur LSI-në vetëm për të bërë presion mbi Berishën. Brokaj pohon më tej se situata aktuale politike ka sindromën e 2005-ës, kur partitë e mëdha luftonin për të asgjësuar kundërshtarët e tyre politikë. Por për numrin dy të LSI-së, një ndarje mes partisë së tij dhe PS-së mund të rrezikojë fitoren e së majtës. Ai i cilësoi “koalicionet e përbëra” si organizime për të eliminuar partitë që marrin pak vota, duke përjashtuar këtu gjithëpërfshirjen e faktorëve politik. Ndërsa Rama, sipas Brokajt, funksionon si një grupim interesash.
Ju jeni tërhequr nga jeta aktive parlamentare si deputet i LSI-së. Me se merreni aktualisht?
Aktiviteti është kryesisht profesional. Kam një klinikë kardiologjie dhe pothuajse gjithë kohën angazhohem aty. Natyrisht, aktivizohem në detyrën që kam në LSI.
Ndërkaq, zhvillimet politike në vend po i ndiqni?
Natyrisht që i ndjek. I ndjek edhe si qytetar, jo me atë tensionin e dikurshëm, por edhe nga pozicioni që angazhohem.
Pra, keni ndjekur deklaratat e liderëve të majtë, zotit Gjinushi, Ceka e Milo, që thonë se janë në kërkim të aleancave për zgjedhjet e vitit 2009, dhe si ju duken qëndrimet e tyre?
Mendoj që kjo është gjithnjë një sindromë e parazgjedhjeve. Dihet që të gjithë duan të fitojnë, në tërësi si grupim dhe secili brenda grupimit kërkon të fitojë sa më shumë. Është normale. Por, megjithatë, i gjej jo plotësisht të akorduar. Në një pikëpamje do të thosha që konstatoj sindromin e vitit 2005, raportin e partisë më të madhe të majtë, që është Partia Socialiste, dhe sjelljen e saj ndaj të tjerëve, por veçanërisht ndaj LSI-së. E quaj të tillë, sepse karakterizohet nga bashkëpunimin me Berishën për një Kod Zgjedhor, madje pjesa për Kodin fillon që me Kushtetutën, për asgjësimin e kundërshtarëve efikasë dhe të mundshëm, majtas dhe djathtas, siç është në të majtë Lëvizja Socialiste për Integrim. Është personalizimi, do të thosha që tani, i fushatës, simptoma që ka dalë në evidencë që në Kashar: “Bashkohuni me Ramën”, fjala vjen. Nano u thoshte ndryshe në 2005-ën. Kështu që, këto tre elemente, këto simptoma kryesore përbëjnë këtë sindrom që unë e konsideroj që është sindroma e 2005-ës, që opozita vuan edhe aktualisht. Këto fenomene u dukën atëherë dhe dihet se ç pasoja pati. Këto duken dhe tani. Sepse, nuk ka asnjë përpjekje reale për të realizuar bashkëpunimin e së majtës, në kuptimin e sinqertë dhe mirëbesues, për të fituar zgjedhjet.
Ndërkohë, Milo dhe Ceka, që ishin pjesë e aleancës “E majta për Integrim”, tani duken larg saj dhe kemi një përpjekje të zotit Ceka për t u bashkuar në koalicion me PD-në dhe të Milos me PS-në. Çfarë ka ndodhur?
Nuk ka ndodhur asgjë e veçantë dhe nuk do ta mendoja që gjendja është kaq e përcaktuar sa e shprehët ju. Pasi, duhet dalluar sjellja politike kur ende nuk janë përcaktuar rregullat dhe Milo apo Ceka në asnjë rast nuk janë veçuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kanë bërë orvajtjen e mundshme, dosmosdo, një orvajtje qëndron në strategjitë e grupit të majtë për të krijuar bashkësinë. Aq më pak që në këtë aspekt nuk ka asnjë veprim të Cekës për t u drejtuar nga Berisha apo për t u shkëputuar nga LSI.
Por, a rrezikon që LSI të mbetet pa aleatë deri në zgjedhjet e 2009 dhe a e rrezikon kjo të majtën?
Mosbashkëpunimi, veçanërisht i dy partive kryesore të së majtës, PS dhe LSI, e rrezikon fitoren dhe kjo duhet pranuar. Nuk e mendoj që zhvillimet do të jenë patjetër kështu, pasi gjykoj që do të ketë, do të thosha, një realpolitikë nga ana e Kryetarit të PS-së. Kashari nuk është gjithçka, por është një simptomë domethënëse, për të realizuar një politikë reale në koalicion. Mund ta ndihmojnë dhe sondazhet që ka bërë apo që do të bëjë. Nëse e fiton vetëm, le të vazhdojë pastaj vetëm.
Skena politike shqiptare duket paksa e tronditëse, aq sa LSI-në e shohim gati të bashkëpunojë me Fatos Nanon dhe PDK-në e Nard Ndokës. A ka shanse të ndodhin të tilla gjëra?
Nuk besoj dhe këtë e them me bindje. Së pari, Nano për LSI-në është një princip, nuk është një problem. Politika që bëri Nano në shkatërrimin e së majtës dhe demonstrimi i një qeverisje, që realisht i zbardhi njërën faqe, të paktën Berishës, për ta sjellë atë në pushtet, bashkëpunimin me Berishën për Presidentin, janë të mjaftueshme që kush ka një princip politik, Nanon e ka të zhvendosur. Por, aq më shumë, dhe sikur të kishim ne mendime për të bashkëpunuar, do të shtrohej pyetja ku është Nano, sepse për të bashkëpunuar secili duhet të japë një kontribut të caktuar. Me Ndokën, ai natyrisht ka pasur në të kaluarën marrëdhënie, në të cilën ai ka përfituar. Ka përdorur LSI-në për të bërë presion mbi Berishën dhe për të përfituar. LSI nuk është kaq pa principe dhe naive që të bëjë lojëra të tilla.
Këto ditë dëgjojmë matematikë votash dhe përbërje koalicionesh. Po për sa i përket moralit të politikës, ka vdekur në këtë vend, nuk mund të flasim më për të?
Ju kapët një temë që do të ishte e nevojshme të bënit një emision të gjatë me shumë pjesëmarrës apo aktorë të politikës. Për mua ka vdekur morali i politikës. Ka vdekur për arsye se janë likujduar dhe janë eliminuar principet. Politika ka principe, mbi të cilat nuk shkelet. Mbi bazë të kësaj ngrihet një moral i caktuar dhe një sjellje e caktuar. Të thuhet, fjala vjen, “miku im Meta” dhe pastaj t u vërsulesh autoriteteve të PS-së apo medias, të cilët thonë të bashkëpunohet me Metën, dhe t u thuhet ç bëni ju, si e thoni ju bashkëpunimin me Metën; apo të shfrytëzohet në një moment të caktuar LSI, si një kalë për të kaluar lumin dhe pastaj të thuhet për kalin, realisht siç thuhet nga populli, natyrisht që këtu nuk ka një moral. Madje, unë do të thosha se kjo e vështirëson bashkëpunimin me të tëra forcat politike apo grupimet. Mungesa e mirëbesimit më pas ka mungesën e moralit.
Si mund të dalë politika shqiptare nga kjo mungesë morali?
Realisht, e gjej të vështirë që ajo të rigjenerohet në kushtet aktuale. Natyrisht, ecuria, koha bën të vetën, biologjia bën të vetën dhe gjenerata të tjera futen, mentalitete të tjera futen në drejtim. Por, shikoj që një dukuri që nuk më bën optimist. Berisha, me një marifet politik, realizoi me KOP-in, të paktën një optimizëm. Fluturoi KOP-i. Janë ca fytyra simpatike që dalin dhe flasin disa ditë. Rama mendoi që dhe ai ka pasur mbështetjen time personale aq sa mund të jepja kontribut të plotë, të ndryshonte atë element të fizionomisë së keqe që i dha Nano PS-së. Por, nuk mund të them që eci para. Në qoftë se thuhej që në PS ka demokraci, dhe realisht kishte një lloj demokracie shumë më të lartë nga PD, kishte zë ndryshe, zë kundër dhe tolerancë, keni dëgjuar ju që në Komitetin, Këshillin, apo si e quajnë sot, Asamblenë e PS, të ketë qoftë dhe një zë kundër? Edhe kur shkelet Kushtetuta, edhe kur ndryshohet Kushtetuta, që është votuar nga PS, kur Kryeministri mund të ishte rrëzuar dhe në pushtet të vinte PS ose një qeveri me bazë të gjerë, ose pa Berishën, edhe pas ngjarjes së Gërdecit, e lanë Berishën aty. Nuk pati një zë, qoftë ekstremist, qoftë dhe të ngutur, qoftë dhe naiv. Pra, në vend që të bëjë PD një hap për demokratizimin, që të vinte te mendimi ndryshe, te diskutimi ndryshe, te variantet, brenda kuadrit të djathtë, PS është katandisur kështu.
Rama funksionon, për mendimin tim, për të krijuar një grup, i cili, pa diskutim që nuk ka vlera të mirëfillta politike, por vetëm grupim interesash. Tani, për mendimin tim, është denatyruar karakteri i majtë i PS-së, i cili ka filluar që me Nanon, dhe Rama gjykon që me këtë grupim të ecë më tej, pasi kam përshtypjen që ka idenë naive që ka pasur dhe Nano, që ka një popull të majtë dhe unë kam targën e majtë, dhe ato vota do të vijnë këtu. Por, popujt nuk gënjehen përherë, njerëzit nuk gënjehen përherë. Mund të gënjehen një herë dhe pastaj të lënë në baltë. Fy fenomen mund të ndodhë. Por unë tek Rama shikoj një dukuri. Kam përshtypjen që imitohet për krijuar autoritarizëm dhe jo autoritet në PS. Madje, kjo e ka bërë që të eliminohet mendimi ndryshe, dhe në raste me flagrante, siç ishte Kushtetuta, Gërdeci, korrupsioni i Berishës, etj. ose, po marr një variant tjetër. U kërcënua nga Berisha deputeti Balla. Kryetari i partisë duhet të vinte në vend nderin e deputetit dhe grupit parlamentar. Nuk them të shkonte si qaraman në Parlament, por t i thoshte Berishës kërko të falur, sepse ke kërcënuar me vrasje një deputet, qoftë dhe në histerinë e Berishës.
A ka mundësi e majta t i humbasë zgjedhjet, nëse PS dhe LSI nuk hyjnë bashkë në garë?
Probaliteti është shumë i madh t i humbasim, nëse nuk realizohen disa rregulla bashkëpunimi, që janë plotësisht të mundshme. Të bashkëpunohet për Kodin, të bashkëpunohet për sjelljen politike, të bashkëpunohet për qëndrimin ndaj pushtetit, dhe ne në këto vite kemi provuar momente, qoftë dhe spontane, të bashkëpunimit fare të mirë me PS. Pra, baza e bashkëpunimit është, e krijimit të mirëbesimit për të bërë një veprim tjetër. Por, të mos flasësh sot për bashkëpunim dhe të jesh optimist, kur nuk shikojnë njëri-tjetrin në sy kryetarët, kur sapo thotë një autoritet nga PS një mundësi për bashkëpunimin, i sulen duke i thënë se Meta është ashtu dhe kështu, si mundet të realizohet. Megjithatë, gjykoj se ka kohë të mjaftueshme që të ulen. Bashkëpunoi me Berishën për sistemin zgjedhor. Por, janë shumë elemente. Fillimisht bashkëpunohet brenda grupit dhe pastaj me ndihmë të grupit të majtë, bashkëpunohet me krahun e djathtë për rregullat e lojës. Dihet që Rama kërkon të realizojë interesat e tij, të cilat në asnjë mënyrë, nuk mund t u kundërvihen që në rrënjë tërë interesave të LSI-së. Pra, premisat për të bashkëpunuar janë dhe unë kam parasysh deklaratën për më shumë se një muaj edhe të Metës, të Xhufit, të Vasilit, etj. Nuk patën asnjë përgjigje. Dhe tani, për çudinë tonë, pasi kopsitin Kodin dhe procese të tjera me Berishën, në dëm të LSI-së, thonë hajt të bashkëpunojmë.
Pra, hartimi i Kodit Zgjedhor po bëhet në mënyrë përjashtuese?
Deri tani, natyrisht. Ky është realiteti. Ne gjykojmë që, në qoftë se Rama dhe kryesorët e PS-së, që bashkëpunojnë me Ramën mjerisht, në momente jo të rralla, kanë gabuar dhe kuptojnë, nga sondazhet e tyre dhe nga informacionet që ju jep PS, që pa LSI nuk fitojnë dhe prezantohen shumë keq, besoj do ulen të bashkëpunojnë.
Ndërkaq, këto ditë po flitet për koalicionet e përbëra. Në gjykimin tuaj çfarë janë këto koalicione. A mund të çojnë në polarizimin e skenës politike shqiptare?
Pjesëmarrja më e gjërë në politikë është gjithmonë demokraci dhe nuk mund ta përjashtosh apriori. Problemi është që Kodi Zgjedhor dhe rregullat e tjera të krijojnë hapësira dhe vota e popullit të eliminon vetë. Nuk ke pse përgatit kurthe dhe gracka, si përgatiten nga Berisha për të djathtën apo nga Rama për LSI-në, apo për partitë e tjera. Këto zgjidhen me politikë, jo me kurthe dhe intriga, dhe eliminohen partitë që nuk marrin vota. Por ndërkaq, vetë ky proces bashkëpunimi apo i kësaj hapësire i të gjithë partive është në dobi të demokracisë.
Pse LSI-ja nuk e pranon koalicionin e përbërë? Ku qëndron problemi?
Ne nuk e kemi kundërshtuar koalicionin e përbërë, por ne gjykojmë se aty ka një moment. Është momenti i renditjes dhe fraksioneve të votimeve në zgjedhje. Dhe ne kemi paraqitur: bëjeni këtë dhe në Kod vendosni, siç është Kodi në sistemin rajonal-proporcional, korrektimin kombëtar. Pse nuk e pranojnë këtë që realizon objektivisht dhe realizon vërtetësinë e votës që ka vajtur tek cilido. Atëherë përse nuk realizojnë këtë kërkesë që kemi ne, Partia Socialiste apo Partia Demokratike.
Si mund të ndryshojë ky realitet politik në Shqipëri, ku nuk e dimë ende në qoftë se në zgjedhjet e vitit 2009, do të shkojmë me karta identiteti apo me regjistër kombëtar të zgjedhësve?
Së pari, duhet të fillojë që këtu ku thatë ju. Së pari, duhet të fillojnë të ndërtohen strukturat që ka detyrim shteti, që janë strukturat administrative dhe natyrisht të plotësohen rregullat. Për mua, të parat janë kartat e identitetit dhe regjistri. Ato kanë qenë elementet themelore të deformimit, vendi ku u ngritën kurthet për zgjedhjet e ndershme dhe korrekte në Shqipëri. Ato duhet të realizohen, nuk u realizuan në 8 vjet të Partisë Socialiste, nuk po realizohen nga Berisha, që tha që në fushatë, që do t i bënte dhe ato nuk janë bërë. Jam i bindur që na i kanë bërë me qëllim, pasi unë e di që kanë ardhur edhe holandezë, kanë ardhur edhe të tjerë që na kanë ofruar mundësi, madje t i bënin pa ndonjë kosto të lartë dhe shumë shpejt, nuk janë bërë. Pastaj ne pretendojmë dhe themi: “pse nuk marrim viza”. Si do të na i japin vizat, kur ti mund të jesh një person i çfarëdoshëm, nuk ke një kartë, identiteti që të provosh besueshmërinë brenda dhe për ata jashtë. Ky është sabotimi. Ndërkaq, ne themi pse Brukseli, pse Strasburgu. Po ne e kemi të keqen këtu, pikërisht fillon tek regjistri kombëtar, që mund të realizohet shumë mirë me kartat e identitetit dhe për një Kod Zgjedhor korrekt. Që këtu fillon, që të hysh me ndershmëri në këtë lojë politike. Po si mund të bësh sot politikë korrekte, të ndershme, të bësh lidhjen në një parlament, ku janë trafikuar 19 deputetë. Të gjithë e dinë që janë trafikuar, e dinë edhe ata që drejtojnë PS-në, edhe Berisha në krahun tjetër. Edhe ata i bënë formulat, ata i deformuan dhe ne presim produkt. Si mund të jetë produkti, kur është mbjellë aq keq Parlamenti. Pra, fillon pikërisht këtu, të disiplinohet nga ana shtetërore, të ketë rregull, të bëhet Kodi korrekt, për të cilin nuk jam shumë optimist, se u deformua Kushtetuta. Madje, ky është veprimi më negativ dhe më i keq që bëri PS-ja, kur elementi themelor i demokracisë në qeverisje është balanca dhe kontrolli, që ne si terma i përdorim në mënyrë abuzive, dhe u kalua pushteti tek Kryeministri, se një ditë do të na vijë “Rama apo “dikushi”, që i marrim si për Saliun, po ia marrin pastaj Saliut. Si do t ia marrim Saliut?
Ndërkohë, kanë kaluar 18 vjet nga rrëzimi i regjimit komunist, çfarë e pengon Shqipërinë të përfshihet në Bashkimin Evropian dhe NATO?
E pengojnë, pa diskutim. Sepse kërkesat për Bashkimin Evropian dhe për NATO-n janë të nivelit të demokracisë, ekonomi të pastër, tregje joinformale, mirëqenie dhe raporte korrekte në politikën me aleatët. Ne nuk kemi realizuar dy të parat, ne ende nuk kemi strukturura shteti, ne ende nuk kontribuojmë në Lazarat, ne ende kemi probleme në Veri. Pra, janë një mori problemesh, të cilat do t i realizojmë ne. Në qoftë se ne bëmë një hap drejt NATO-s dhe, natyrisht, është një gjë jashtëzakonisht e mirë për Shqipërinë, nuk e gjykoj që është ndonjë vlerë e veçantë, më shumë e kam si gjykim personal, është një nevojë e politikës. Ju e shikoni sesi janë, nuk mund të lihen hapësirë, bëjnë një politikë të zgjuar ata që drejtojnë NATO-n. Natyrisht, në këtë kuadër duhet të përfitohet. Nuk është problem të realizosh reforma në ushtri, funksionon rregulli, urdhri, dokumenti i sigurisë kombëtare, problemi bazë është që demokracia të ndërtohet dhe të ndërtohet në tërësi.
Si mund të kalohet kjo situatë?
Duhet të bëjmë, hapi i parë, duhet të ndërtojmë një parlament normal. Për të ndërtuar një parlament normal, duhet të realizohen ato, për të cilat folëm dhe me ndërtimin e një parlamenti normal, do të ndërtohet një qeverisje të suksesshme.
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008