Çështjet administrative në seksion të veçantë
Autori i Lajmit: red.
Seksioni i shqyrtimit të çështjeve administrative në gjykatën e Tiranës, pritet të nisë punën në shtator. Burime zyrtare pranë Gjykatës së Tiranës bënë të ditur se me nisjen e punës, pritet të zbatohet projekti pilot i aplikuar për herë të parë në sistemin gjyqësor në Shqipëri. Rreth 10 gjyqtarë do të jenë të parët që do të shqyrtojnë vetëm çështje me natyrë konfliktet administrative. Gjykata e Tiranës shqyrton numrin me të madh të çështjeve nga të gjitha gjykatat e shkallës së parë në vend dhe mesatarisht në një vit janë gjykuar mbi 3 mijë çështje administrative. Ndarja më vete e seksionit administrativ, shoqërohet me kualifikim të gjyqtarëve dhe kjo parashikon ritjen e nivelit të dhënies së drejtësisë dhe reduktimin e kohës për zgjidhjen e konfilteve me natyrë administrative.
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008