E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Opozita, hapësirat për dialog të pranishme

Drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim deklarojnë se hapësirat për dialog në funksion të bashkëpunimit mes opozitës janë gjithnjë të pranishme. Sipas Luan Ramës, kjo ka për qëllim gjithnjë maksimalizimin e votës së opozitës. "Ajo çfarë ka munguar lidhet me mungesën e vullnetit politik të drejtuesve të Partisë Socialiste", konstatoi ai. Në vlerësimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, drejtuesit e selisë rozë janë të tërhequr në bashkëpunim, për arsye jo parimore dhe jo në interes të vendit dhe të opozitës, janë bërë deri tani pengesë për të realizuar bashkëpunimin. "Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet konstante në angazhimin e vet, për bashkëpunim parimor dhe në të mirë të realizimit të zgjedhjeve në përputhje të standardeve demokratike dhe evropiane dhe që të mundësojnë realisht administrimin dhe leximin e votës, ashtu siç e japin qytetarët shqiptarë", theksoi Rama. Pra, vijoi ai, pengesa asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë te Lëvizja Socialiste për Integrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›