E Diel, 1 Nëntor 2026

TIA: Progres-raporti të mos lexohet me dy optika

Transparency Interenacional reagoi dje në lidhje me progres-raportin. Drejtuesit e kësaj organizate e cilësuan jokorrekt leximin që politika i bëri këtij raporti dhe kërkoi leximin korrekt të tij, dhe jo me dy optika të ndryshme. “TI Albania vëren me shqetësim se në Shqipëri edhe këtë radhë u përsërit tradita negative e leximit me dy optika nga ana e politikës të raport-progresit. Raport-progresi është një skaner i plotë i zhvillimeve në vend dhe si i tillë, duhet lexuar i plotë, në mënyrë që fokusi kryesor të jetë në zgjidhjen e problemeve që vihen në dukje dhe jo në retorikën entuziaste që vë në dukje vetëm sukseset apo vetëm dështimet”, - thuhet në këtë reagim. “Një Bashkim Evropian që punon për qytetarët e vet, duhet të jetë i çliruar nga korrupsioni”, - tha Jana Mittermaier, drejtuese e Transparency International në Bruksel. “Lufta kundër korrupsionit në secilin nga vendet që aspiron hyrjen në BE, është një çështje e integritetit të mbarë Unionit Evropian dhe e drejtë e qytetarëve për institucione të përgjegjshme, të besueshme dhe të drejta”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›