E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS të përgënjeshtrojë Ramën

Deklarata

Paralajmërimi i Edi Ramës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale nëse nuk do të bëhet transparenca e zgjedhjeve ka provokuar një përgjigje deri diku “diversive”, nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Luan Rama, deklaroi dje në një konferencë për shtyp se thirrje të tilla do të përgënjeshtrohen nga vetëdija e socialistëve shqiptarë, të cilët sipas tij nuk mund të shkojnë kaq larg në aventurën politike të nisur nga kryetari i PS. “Më lejoni të them se vetëdija politike dhe atdhetare e socialistëve shqiptarë nuk mund të pranojë që socialistët shqiptarë të mbeten jashtë rrjedhës...Shpresoj dhe besoj se socialistët, ata që janë pjesë e kontributit të standardeve në të cilat gjendet Shqipëria sot, të kuptojnë se pjesëmarrja, kontributi, janë një sjellje europiane me të cilat ne duhet të ballafaqohemi me njëri-tjetrin dhe jo vetëpërjashtimi, bojkoti apo shfaqja me rudimente të një politike arkaike që nuk i shërben Shqipërisë”, u shpreh Luan Rama.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›