E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Procesi për kartat, qeveria të informojë qytetarët



Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin për mungesën e transparencës nga ana e qeverisë në lidhje me procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit. Nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti kërkoi nga qeveria që të fillojë menjëherë sqarimin për opinionin publik në lidhje me këtë proces. “Procesi ka filluar me një mungesë të theksuar transparence, me një mungesë të theksuar të komunikimit me publikun, në lidhje me detajet e këtij procesi. Nuk janë publikuar në asnjë vend kriteret, nuk janë publikuar në asnjë vend se çfarë dokumentesh duhet të kenë njerëzit për të kërkuar marrjen e kartës së identitetit, kushtet që duhen plotësuar për këto, etj. Pra, ka një mungesë të theksuar të transparencës, për të cilën në i bëjmë thirrje menjëherë qeverisë dhe kompanisë, e cila ka fituar koncesionin për dhënien e këtyre kartave të identitetit, të fillojnë menjëherë sqarimin e opinionit publik dhe për dokumentacionin që duhet të shoqërojë procesin të publikohen në media, por edhe në vende publike, udhëzime të qarta për këtë proces, të publikohen nëpërmjet medias dhe spoteve televizive, në mënyrë të qartë, të gjitha detajet e procesit të dhënies së kartave të identitetit, sepse ka një konfuzion jonormal”, - tha Prifti.

Qeveria malajziane ofron dy bursa për studime universitare

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Teknik me Malajzinë (MTCP), qeveria malajziane ofron për shtetasit shqiptarë 2 (dy) bursa për studime universitare ose pasuniversitare në fushat teknike, për vitin akademik 2009-2010. Bursa për studime pasuniversitare e nivelit Master është 12-14 muaj dhe për Doktoraturë –PhD 36 mujore. Aplikantët duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë të Drejtorisë së Menaxhimit të Përditshëm në Ministrinë e Arsimit, brenda datës 30 janar 2009, dokumentet e mëposhtme. Për studime universitare: dëftesën e shkollës së mesme, ose vërtetimin e notave të tre viteve të para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Këto dokumente duhet të jenë të firmosura nga Drejtoria Arsimore e Qarkut, ose nga Zyra Arsimore e rrethit përkatës; kërkesën për studime, ku të specifikohen degën në të cilën aplikanti dëshiron të studiojë; certifikata e njohjes së gjuhës angleze (certifikatën e TOEFL-it ose të IELTS-it); raporti mjekësor për aftësi për studime; certifikata e lindjes me fotografi.

13 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›