Rama: Ata që qeverisën 4 vjet, do të mbahen mend si kafshuesit e zonës së Krujës

Rama takim me Vullnetarët e Fushë-Krujës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me vullnetarët e Fushëkrujës gjatë pasdites së djeshme. Në një takim masiv të zhvilluar me të rinjtë, të cilët i janë përgjigjur apelit për të qenë lajmëtarë të ndryshimit në qytetin e tyre dhe zonat përreth, Rama është ndalur tek problematika kryesore e zonës që është shkatërrimi i vlerave natyrore të saj. Kreu i PS nënvizoi se as pushtuesit ndër vite nuk kanë shkatërruar vlerat e kësaj zone. "Ata që u përpoqën që ta pushtonin këtë territor 500 vjet më parë, mbahen mend si zjarrvënësit rreth e rrotull Krujës, por sot vetëm në 4 vjet, ata që qeverisin do të mbahen mend si kafshuesit e pamëshirshëm të zonës rreth Krujës,- u shpreh Rama. Kreu socialist, duke folur për shkatërrimin natyror tha se ai ka ardhur si pasojë e korrupsionit galopant të kësaj mazhorance. Ata që e votuan Sali Berishën në 2005 në këtë zonë tha Rama, nuk e votuan për të zhdukur barbarisht pasurinë e saj. "Duke hedhur votën për Sali Berishën, nuk e kanë menduar se Sali Berisha dhe qeveria e tij do t'i bënin kësaj zone të bekuar dëmin e pallogaritshëm që po i bëjnë duke shfrenuar një babëzi të papërfytyrueshme dhe duke e kthyer këtë monument të natyrës dhe historisë, në një monument të korrupsionit, të papërgjegjshmërisë, të babëzisë dhe të gjithçkaje që mishëron kjo keqqeverisje,- tha Rama gjatë takimit. Lideri i PS, Rama ka bërë apel që askush mos ta lërë vendin bosh, por të marrë përgjegjësinë historike që i takon në këto momente për të vendosur fatin e gjeneratës së re. Ai u shpreh se askush s'mund ta parafytyronte atëherë se 18 vjet pas lindjes së institucioneve të lirisë, Shqipëria do të kishte një liri kaq të varfër në vlera, kaq të kushtëzuar nga marrëdhëniet me politikën në pushtet, kaq të kufizuar në lëvizje dhe kaq të kërcënuar nga mungesa e sigurisë së jetës. Ai vijoi se numërimi i gjërave që fatkeqësisht ndodhën jashtë parafytyrimit tonë të ditëve kur rënia e murit të diktaturës komuniste na shpalosi përpara syve mundësinë reale të Shqipërisë së gjithë Europa, është i tejgjatë. I tejgjatë është edhe numërimi i gjërave që fatkeqësisht nuk ndodhën sic do të duhej të ndodhnin.Duke iu drejtuar vullnetarëve të Fushkrujës, Rama tha se është momenti për të numëruar ditët që i kanë mbetur kësaj politike pa shpirt, pa sy, pa veshë, e cila e katandisi Fushëkrujën, Krujën e gjithë Shqipërinë në territorin më të sakrifikuar prej papërgjegjshmërisë, paaftësisë e korrupsionit të politikanëve të vet. Sot ne duhet t'i hapim rrugë, theksoi Rama ëndrrës së marrë peng nga politika e vjetër e zanatçinjve të urrejtjes e të dasive mes njerëzve, të cilët prej 18 vjetësh përçahen e sundohen në emër të së majtës e të së djathtës nga një grusht politikanësh që janë rëndom shembulli më i keq për fëmijët tanë. Sot jetojmë deformimin më kulmor të keqqeverisjes së 18 vjetëve, nën dhunën e interesave të korrupsionit që janë përqëndruar në oborrin kryeministror dhe e kanë kthyer njeriun e votuar 4 vjet më parë për të luftuar sistemin e korrupsionit në vetë mishërimin e korrupsionit të sistemit,- u shpreh Rama. Gjithashtu, lideri socialist tha se të ardhmen tonë europiane s'mund ta lemë në dorë të llogarive që kushtëzohen nga numri i kryetarëve të partive majtas e djathtas. Por, duhet ta shohim, përfundoi Rama, si shprehjen e mundshme të një bashkimi të ri, që e kapërcen hendekun 18 vjecar mes politikës së vjetër dhe njerëzve, si shumën e zemrave dhe mendjeve shqiptare, që dalin nga skema e vjetër e përçarjes 18 vjecare për interesat e një grushti politikanësh, si rezultatin e një koalicioni jo midis disa stemash e flamujsh partiakë, po shumë më gjerë se kaq, midis qytetarësh e qytetaresh si ju, të cilët duan të jetojnë në një Shqipëri ku politika të jetë europiane dhe jo vetë pengesa për ta prekur ëndrrën Europë këtu, në atdheun tonë në mes të Europës.
Email This Klikime: 2