Mediu takime në Elbasan
Elbasan-Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë një takimi në Elbasan, duke analizuar sukseset e koalicionit të djathtë në këto katër vite, tha se ''Partia Republikane ka meritën e saj në rrugën demokratike të vendit dhe të reformave të bëra nga qeveria , pjesë e së cilës është edhe PR-ja'' duke shtuar se '' Ne treguam se dimë t'i mbajmë premtimet tona, se bëmë shumë në këto katër vite mazhorancë, se i besuam reformave dhe i ndërmorëm ato me aprovimin dhe punën e palodhshme të të gjithë administratës publike, të gjithë atyre që na besuan dhe na shoqëruam në këtë rrugë të suksesshme''.
Duke u ndalur në problemin e pronave Mediu deklaroi se '' Partia Republikane ka qenë përherë dhe do të vazhdojë të jetë përfaqësuese e ish-pronarëve. E drejta e pronës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm dhe është një pikë kyçe për rrugën drejt BE-së''.