LSI: Tryezë e përbashkët me të gjitha partitë
Reforma zgjedhore
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që reforma zgjedhore të bëhet në një tryezë politike jo vetëm nga partitë përfaqësuese në Kuvend, por edhe jashtë saj. Nisja e procesit të reformës zgjedhore është komentuar nga sekretari për çështjet ligjore të LSI, Spartak Braho, i cili pranon çdo propozim që do të dalë nga kjo tryezë e përbashkët. “LSI propozon përcaktimin e një platforme dhe kalendari veprimesh konkrete, ku vendin kryesor ta përfshijë ideja e një tryeze ndërpartiake gjithëpërfshirëse. Në tryezë duhet të marrin pjesë të gjithë aktorët politikë aktivë dhe ata të shoqërisë civile. LSI shprehet e hapur për të gjithë kuadrin politik për të marrë parasysh propozime ngado që të vijnë”, u shpreh Braho.
#