E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: PS të distancohet nga krimi

Mëhilli

Partia Demokratike reagon në lidhje me arrestimin e Skerdjan Bajramit, të cilin e identifikon si një nga anëtarët kryesorë të bandës së Zani çaushit. “Arrestimi i Skerdjan Bajramit, dëshmon qartë edhe një herë lidhjet e Edvin Ramës dhe bllokmenëve të rinj me element të rrezikshëm të krimit të organizuar”, thotë zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. “Pas vërtetimit të lidhjeve të ngushta të Ramës me Aldo Baren, pas fakteve të nxjerra nga Prokuroria Italiane të bisedave telefonike kilometrike dhe deponimeve të Don Dollakut që faktojnë lidhjet e kësaj bande me Ramën dhe eksponentë të tjerë të kupolës socialiste, lidhjet e fundit me bandën e Zani çaushit dëshmojnë fytyrën e vërtetë të qëllimeve të Edvin Ramës dhe bllokmenëve të rinj”, thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Demokratike. Sipas zëdhënëses Mëhilli, “PD duke i konsideruar të rrezikshme këto lidhje për Partinë Socialiste, i bën thirrje kësaj force politike të distancohet si nga këta elementë kriminalë ashtu edhe nga eksponentë apo drejtues të kupolës socialiste që kanë lidhje me botën e krimit”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›