Poli i Lirisë - “Qeveria të ndalë sulmet ndaj Glover”
Poli i Lirisë reagoi dje pas debateve të dy ditëve të fundit lidhur me kundërshtimin e qeverisë shqiptare ndaj kreut të delegacionit të ODIHR në Tiranë, Audrey Glover. Gjatë një konference për shtyp sekretari për marrëdhëniet me publikun në Polin e Lirisë, Apollon Baçe tha se “Paragjykimi i zonjës Glover, për shkak të monitorimit të zgjedhjeve të 26 majit ‘96, të pranuara botërisht si një proces alarmant tregon se qeveria shqiptare, ende nuk po tregon impenjimin e duhur për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe respektimin e standardeve demokratike”.