E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI dhe PS, përleshje në Kombinat; çështja, në Prokurori



Policia njoftoi dje një incident të ndodhur në minibashkinë numër 6, ku simpatizantë të Partisë Socialiste u konfrontuan me përfaqësues të minibashkisë nr. 6, e cila drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. “Mbi bazën e veprimeve procedurale të kryera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, kanë rezultuar se konflikti ka filluar si rezultat i ngritjes së një çadre me funksion propagandistik përpara njësisë bashkiake nr. 6 Tiranë, nga ana e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, veprim ky i kundërshtuar nga ana e përfaqësuesve të njësisë bashkiake nr. 6 Tiranë”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Policia bëri me dije së këtë çështje e ka dërguar në Prokurori për ndjekje të mëtejshme. “Sa sipër, u kryen veprimet hetimore e procedurale dhe materiali iu referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” në ngarkim të personave përgjegjës dhe “Pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese”, në ngarkim të përfaqësuese të njësisë bashkiake nr. 6 Tiranë, parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal”, - bëri me dije policia, duke u kërkuar partive politike që të zbatojnë Kodin Zgjedhor për materialet propagandistike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›