Spahia: E djathta përmbushi premtimet
Legalistët kanë sigurinë e plotë se e djathta do të jetë fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi ajo ka përmbushur të gjitha premtimet. Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, gjatë një takimi elektoral në qytetin e Burrelit u shpreh se, “koalicioni i djathtë do t’i fitojë këto zgjedhje, pasi vjen me premtime të realizuara”. Kreu legalist, Spahia, prezantoi kandidatin për deputet të PLL-së për qarkun e Dibrës, Besnik Murati. Spahia bëri të ditur se “PLL do të fitojë në zgjedhjet e 28 qershorit, sepse për të do të votojnë të gjithë ata që besuan dhe panë që Shqipëria ndryshoi, sepse ka aleate PD-në dhe Kryeministrin Berisha, të cilët vijnë në këto zgjedhje me bilancin më të mirë qeverisës dhe me premtime të realizuara”.