E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI e PDS, në mbështetje të grevistëve

Pas socialistëve, edhe dy parti të tjera të majta kanë dalë dje hapur në mbështetje të grevistëve të Gërdecit. Sekretari i Përgjithshëm i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, dhe anëtari i Kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, vizituan ish-punëtorët e fabrikës së demontimit të armëve, të cilët prej më se katër ditësh janë futur në grevë urie. LSI përkrahu dhe mbështeti grevistët në kërkesat e tyre legjitime, duke fajësuar qeverinë për këtë sakrificë që po bëjnë grevistët në emër të të gjithë atyre që u dëmtuan nga shpërthimi i tmerrshëm i 15 marsit, në Gërdec. Vasili i bëri publikisht qeverisë për të likuiduar deri më një sakrificën, tashmë të paguar me jetë njerëzish në Gërdec. Me sa duket tha ai, ashtu sikurse edhe të gjithë rastet e tjera, në vend që kjo qeveri të merrej me likuidimin të atij dëmi të jashtëzakonshëm që bëri, si duket e ka parë të udhës që edhe këta t‘i konsiderojë "një grevë e manipuluar". Sakaq, kryetari i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, shprehu përkrahjen e plotë për grevistët, duke thënë se ky është një detyrim jo vetëm i qeverisë, por i gjithë shoqërisë. Sepse, sipas tij, kjo ishte një tragjedi që ne e përjetuam të tërë dhe ata kanë detyrimin që absolutisht t‘iu dëmshpërblejnë çdo gjë, jo vetëm materialisht, por edhe moralisht, sepse jeni dëmtuar jo vetëm si persona, si familje, por keni kaluar edhe tronditje psikike, materiale. "Ne do të bëjmë ç‘është e mundur, sigurisht në kushtet e opozitës që të realizojmë tërë kërkesat tuaja, që janë më se të ligjshme", premtoi Gjinushi. Ju që jeni këtu nuk përfaqësoni thjesht kërkesat tuaja, tha kreu socialdemokrat, por përfaqësoni edhe interesat e gjithë atyre që janë jashtë, të gjithë popullit të Vorës dhe të Gërdecit, madje edhe më gjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›