Nishani, gjykatës: Mos pezullo nga detyra shefin e Qarkullimit
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, me anë të një shkrese zyrtare i ka kërkuar gjyqtares Majlinda Doga, në ditën që do të shqyrtohej kërkesa e prokurorisë për pezullimin e shefit të Qarkullimit Rrugor Krenar Ahmeti, të mos vendoste asnjë masë. Në letrën e prezantuar nga juristi i ministrisë në seancën gjyqësore bëheshin të ditura disa nga arritjet e Ahmetit gjatë mbajtjes së detyrës së shefit të Qarkullimit Rrugor. Shkresa binte ndesh me kërkesën e organit të akuzës, e cila kishte faktuar mjaft abuzime në detyrën e Ahmetit.
Shoqërimi forcërisht
Prokuroria thotë se në lidhje me ngjarjen e ndodhur rezulton se janë shoqëruar forcërisht për në polici Elisabeta Imeraj dhe Agron Bajri, kur ky i fundit ka qenë i lidhur me pranga. Në lidhje me këtë element, forcat e policisë kanë tejkaluar atributet e tyre, pasi rrethanat e ngjarjes nuk ishin të tilla sa të justifikonin përdorimin e dhunës për shoqërim. Nga hetimi rezulton se Krenar Ahmeti ka thënë shumë fjalë fyese në drejtim e Elisabetës dhe Agronit. Sipas akuzës, për shtetasit e shoqëruar mungonte rreziku i ikjes. Kjo për arsyen se Agron Bajri dhe Elisabeta Imeraj ishin prezantuar me identitet të plotë, duke përfshirë dhe funksionet e tyre përkatëse. Kjo dëshmon qartë se nuk paraqisnin asnjë mundësi ikjeje, pasi në çdo moment ishin lehtësisht të gjindshëm. Organi i prokurorisë argumenton se shtetasit nuk shoqërohen me dhunë në rast se mund të paraqiten vullnetarisht në polici.
Provat
Në kërkesën e organit të akuzës drejtuar gjykatës thuhet se pretendimi i forcave të policisë se objektivi i shoqërimit nuk ka qenë prokurorja por bashkëshorti i saj ka disa dokumente që vërtetojnë të kundërtën. Sipas akuzës, në deklarimet e punonjësve të policisë tregohet se shtetasja Elisabeta Imeraj ka hipur me dëshirën e saj në makinë. Ndërkohë, akti i ekspertimit mjekoligjor, ku del qartë dhuna e ushtruar ndaj prokurores Elisabeta, tregon se kjo shtetase është shoqëruar me anë të përdorimit të dhunës nga ana e policit Krenar Ahmeti. Punonjësit e policisë pretendojnë se Elisabeta Imeraj ka hipur me forcë në makinën e policisë, atëherë organi i akuzës ngre pyetjen: si është lejuar një person civil të hipë në një makinë policie? Më poshtë prokurori shpjegon se nga ana e personit nën hetim, Krenar Ahmetaj ka një tendencë të theksuar deformimi të së vërtetës. Në deklarimet e punonjësve të makinës së policisë (Shqiponja) tregohet se ata nuk kishin dijeni se Elisabeta nuk ishte prokurore. Sipas akuzës, ajo është prezantuar për funksionin në momentin e mbërritjes së patrullës së policisë. Gjithashtu një nga dëshmitarët, Hajredin Berisha, u ka treguar me zë të lartë të gjithë policëve që nuk mund ta shoqërojnë, pasi ishte prokurore. Edhe Krenar Ahmeti u ka thënë policëve se shtetasja ishte prokurore dhe duhet të tregonin kujdes, por polici Blenart Vathi në deklarimet e tij tregon se, pasi Elisabeta ishte prezantuar si prokurore, ai e ka marrë si formë presioni.
Shoqërimi personal
Prokuroria e Tiranës e ka cilësuar shoqërimin e prokurores Elisabeta Imeraj si personal të Krenar Ahmetit. Sipas saj, megjithëse janë shoqëruar, ndaj tyre nuk është mbajtur asnjë procesverbal në Komisariatin e Policisë nr.2. "Një gjë e tillë tregon se ky punonjës policie, për më tepër shef, jo vetëm vepron në mënyrë arbitrare në kundërshtim me ligjin, por komprometon edhe strukturat vartëse ose paralele me të, në veprime të paligjshme dhe arbitrare, që prekin liritë themelore të njeriut".
Shoqërimi
Dy bashkëshortët me makinën e policisë
Pas konfliktit, shtetasi Agron Bajri dhe bashkëshortja e tij janë shoqëruar në komisariat me një makinë të 129-s, në të cilën ndodheshin Alfons Gjoni dhe Blenart Vathi. Bajri ka qenë i lidhur me pranga. Ata nuk janë lënë të komunikonin me telefon dhe as dy policët në automjet nuk kanë pranuar të "lirojnë" prokuroren. Në momentin e mbërritjes së makinës në Komisariatin e Policisë nr.2, të dy bashkëshortët janë lënë për disa minuta në makinë pa u shpjeguar se çfarë ndodhi. Në vendngjarje mbërritën edhe punonjës të SHKB-së.
Masa
Gjykata pezulloi nga detyra Krenar Ahmetin
Dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë nga detyra shefin e Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor në kryeqytet, Krenar Ahmetin. Gjyqtarja e gatshme, Majlinda Doga, miratoi kërkesën e prokurorisë, e cila kishte vendosur të niste çështjen penale ndaj Ahmetit, pas denoncimit të bërë nga dy qytetarë për ushtrim dhune fizike. Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Bajri, dhe qytetari Hasan Neza kishin bërë kallëzim penal ndaj Ahmetit. Ky i fundit u paraqit në gjykatë me uniformën e oficerit të policisë dhe gjatë seancës e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë.
Provat
Dosja, Krenar Ahmeti fyeu organin e akuzës
Më datën 25 maj, Hasan Nezaj ka komunikuar me Krenar Ahmetin për shkak se i është marrë pa procesverbal leja e qarkullimit të automjetit me targë DR 8898 D. Ata kanë pasur njohje me njëri-tjetrin dhe për këtë, në fillim biseda ka rrjedhur normalisht. Por në një çast, Krenar Ahmeti ka thënë fjalë fyese ndaj Hasan Nezajt. Gjatë debatit, Hasan Nezaj i ka thënë se do të ankohej në prokurori për këtë fakt, por Krenar Ahmeti i ka thënë se "për organin e akuzës nuk e rr... fare, sepse përpara pak ditësh kam marrë një prokurore me gjithë burrin e saj dhe i kam çuar për b... në polici".