LSI fillon gara për drejtuesit
06/01/2005 Fillon gara e kandidaturave brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integim. Shkak është bërë mbledhja e Konventës së parë të kësaj partie në muajin mars. Gjithashtu mes emrave të LSI-së do të nisë konkurrenca se cili do të jetë kryeministri, që kjo forcë do t'i propozojë votuesve për qeverinë e paszgjedhjeve të vitit 2005. Me organizimin e Konventës Kombëtare, LSI do të zgjedhë forumet më të larta drejtuese të saj, kjo në bazë të parimit "një anëtar, një votë". Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, ka pasqyruar objektivat kryesore të partisë së tij për 2005-ën. Sipas tij, LSI do të dalë forcë e parë politike parlamentare dhe do të garantojë formimin e një qeverie të drejtë transparente e rezultative, e cila të jetë më pranë qytetarit për të finalizuar procesin e asociim-stabilizimit me Bashkimin Evropian. Duke iu refruar këtyre objektivave, Meta tha se "fillimi i këtij viti do të ketë dinamikë të re për të gjithë LSI-në të gjithë vendin, pasi kemi hyrë në fazën e tretë të organizimit të strukturave, që do të kulmojë me organizimin e Konventës së Parë Kombëtare në fillim të pranëverës, që po vjen".
Konventa
Sipas satutit të LSI-së, Konventa Kombëtare zgjedh emrat e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe përcakton kriteret e përfaqësuesve të forumeve drejtuese të partisë. Gjithashtu në Konventën Kombëtare do të miratohet programi elektoral, me të cilin LSI-ja do të dalë para votuesve në zgjedhjet e përgjithshme. Përcaktimi i emrit të kandidatit për kryeministër si dhe miratimi i kandidaturave për listën e deputetëve do të jenë pjesë e punës së konventës. Nga mbledhja e konventës do të dalin dhe kandidaturat për kreun e LSI-së. Të gjithë kandidatëve për kryetar të kësaj partie, sipas statutit, u krijohen kushte të barabarta infrastrukturore, financiare dhe aksesi në shtypin apo publikimet e LSI-së. Ndërkohë, procedura e përzgjedhjes së këtyre kandidaturave, mënyra e paraqitjes së programeve dhe mënyra e zhvillimit të fushatës elektorale për zgjedhjen e kryetarit do të miratohen me vendim të Konventës Kombëtare.
Kriteret
Përcaktimi i kritereve që duhet të plotësojë një anëtar i LSI për t'u bërë pjesë e forumeve të larta drejtuese të kësaj partie do të jetë një nga pikat kyçe të punimeve të Konventës, duke pasur parasysh që kjo parti ka gati katër muaj që është krijuar dhe shumë poste drejtuese janë bërë në bazë të emërimeve. Përzgjedhja e emrave sipas kritereve do të pasohet me votimet në bazë të parimit "një anëtar, një votë". Forumi më i lartë drejtues pas Konventës Kombëtare, KDK-ja i zgjedh anëtarët e saj për një periudhë katërvjeçare, nëpërmjet një procedure konkurrimi me kandidatura alternative. Pas zgjedhjes së anëtarëve të KDK-së dalin emrat për kryesinë e partisë, ku zgjidhjen nënkryetarët dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së. Gjithashtu, priten të miratohen dhe ndryshimet e mundshme në programin dhe statutin e kësaj force politike.