Tiranë, në 3 ditë 16 të arrestuar
05/01/2005
Plot 16 të arrestuar kanë shënuar 3 ditët e para të këtij viti për policinë e Tiranës. Zëdhënësja për shtyp e Drejtorisë së Qarkut, deklaron se 7 prej tyre ishin persona në kërkim, ndrësa 9 të tjerët u kapën në kushtet e flagrancës.
Të kërkuarit
Alfred Tafa është personi i parë në kërkim që ra në prangat e policisë në datën 1 janar. 26-vjeçari akuzohet se ka konsumuar veprën penale të vjedhjes me armë e dhunë. Ai u kap në automjetin e të vëllait të tij, Zamirit, i cili ishte bashkë me të. Edhe Alfons Majnishta, që është kapur këto tri ditë, akuzohet për të njëjtën vepër, por burimet nuk japin asnjë detaj lidhur me kohën e kryerjes së grabitjes me dhunë. Eduart Avdia nga kryeqyteti i ishte shmangur vuajtjes së dënimit me 3 muaj burg për dezertim nga ushtria, ndërsa Bledi Mehmeti është dënuar me 20 ditë burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sakaq, Astrit Isufi kërkohej për dy vepra penale. 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim për kanosje serioze për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ndue Nikolli i vitlindjes 1965 kërkohej pasi ishte dënuar me 15 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë 3 herë, me pasojë plagosjen e 2 shtetasve si dhe të armëmbajtjes pa leje. Ai nuk kishte rënë asnjëherë në prangat e bluve. Preng Nikolli nga Mirdita dhe banues në Kamëz, i vitlindjes 1951, kërkohej për vrasje. Ai akuzohet se ka ekzekutuar me parapamendim me pistoletë një shtetas. Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës ka vendosur për të masën e sigurisë "burg pa afat" në mungesë.
Të arrestuarit
Afrim Susaj, Eljon Paqa dhe Vladimir Gega, u vunë në prangat e policisë së kryeqytetit në datën 1 janar. Alma Katragjini shton se, të rinjtë u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë së rendit të Komisariatit nr.2. Ata u arrestuan, pasi tentuan të grabisnin në rrugën "4 Shkurti" një automjet tip "Benz", pronë e një qytetari. Si të mos mjaftonte kapja e të vëllait nga policia, edhe Zamir Tafa përfundoi po atë ditë në pranga. Gjatë veprimeve për të arrestuar Alfred Tafën, që ishte në kërkim, blutë konstatuan se edhe 24-vjeçari nga Kombinati mbante në brez një pistoletë TT pa leje. Kësisoj, ai nuk u kursye nga policia. Bilal Kulla rezulton se është autor i vjedhjes me armë të banesës së një shtetasi në Kamëz, ndodhur më datë 04.01.2003. Grabitjen e ka kryer në bashkëpunim me Alfred Majmishtën, tashmë të arrestuar. Për vjedhje banese është vënë në pranga dhe Elton Luçi, i dënuar dhe njëherë më parë për të njëjtën akuzë. Mario Skëndaj u arrestua nga efektivat e Komisariatit nr.2, pasi mëngjesin e datës 3, nën efektin e pijes alkoolike ka dëmtuar me automjetin e tij "Volksvagen Pasad" me targa TR 0201 K, portën e rrethimit të jashtëm të rezidencës së ambasadorit të KE-së, Lutz Salzman. Një neglizhencë e Artur Davidhit në kontrollin e rrugës, i mori jetën Florian Fejzos. I arrestuari akuzohet se në datën 2, në afërsi të karburantit “Euro Drini” në Laprakë, duke qarkulluar me mjetin e tij "Fiat Uno" TR 9351 E, doli nga pika e karburantit për t'u futur në autostradë, duke mos kontrolluar krahun e djathtë. Ai u përplas me fuoristradën TR 1317 H me drejtues Enea Fejziun. Në aksident humbi jetën vëllai i Fejziut, Floriani. Edhe Bilbili Shalsi është arrestuar me të njëjtin motiv si Davidhi. Në datën 3 janar, ndaj të gdhirë, te postoblloku i trenit Nishtulla Nr.3, duke drejtuar automjetin "Benz" me targa TR 0541 K, ai humbi kontrollin. Makina goditi vendin e rojes së trenit, duke aksidentuar me vdekje pasagjerin Viktor Beleshi, si dhe dy pasagjerë të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.
BOX
Të arrestuarit
-Afrim Susaj
-Eljon Paqa
-Vladimir Gega
-Zamir Tafa
-Bilal Kulla
-Mario Skëndaj
-Artur Davidhi
-Bilbil Shalsi
-Elton Luçi
BOX
Të kërkuarit
-Alfred Tafa
-Ndue Nikolli
-Bledi Mehmeti
-Astrit Isufi
-Eduart Avdia
-Alfons Majmishta
-Preng Nikolli
Policia e Tiranës bllokon 51 patenta
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bllokuar gjatë ditëve të festës në Qarkun e Tiranës plot 51 patenta. Zëdhënësja për shtyp, bën të ditur se në kryeqytet janë pezulluar 45 leje drejtimi të automjetit, ndërsa në Kavajë 6. Mësohet se 30 patenta u bllokuan për përdorim të pijeve alkoolike si dhe 21 leje drejtimi për ecje me shpejtësi dhe moszbatim të sinjalistikës në semafor apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Veç kësaj janë bllokuar 16 automjete për kundravajtje të ndryshme si dhe u aplikuan një numër i madh masash administrative.