Ngrijnë akcizat e karburanteve
27/01/2009 Miratohet në Komisionin e Ekonomisë. Importuesit: Do të rritet çmimi 6 lekë
Qeveria parashikon të marrë 2 miliardë lekë më shumë nga ngrirja
Për një litër nafte dhe benzine shoqëritë që prodhojnë dhe importojnë naftë do të derdhin akcizë fikse. Për naftën niveli i taksës është 37 lekë për një litër, nga 17 deri në 37 lekë që ishte deri tani. Ndërsa për benzinën kjo taksë do të jetë 50 lekë për litër, nga 17 deri në 37 lekë për litër që ishte deri më tani. Ky është vendimi i Qeverisë, që me anën e një projektligji të miratuar dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, synon që të shtojë të ardhurat në buxhetin e shtetit me 2 miliardë lekë për vitin 2009.
Vendimi
Sipas numrit dy të Financave, Florion Mima, zbatimi i akcizës 37 lekë për litër do të prekë vetëm fitimet e kompanive, përfshi shoqërinë ARMO, por jo xhepat e qytetarëve.
Ministria e Financave e ka argumentuar vendimin për ngrirjen e akcizës në nivelin e 37 lekëve me kushtin që rrjedh nga marrëveshja me Organizatën Botërore të Tregtisë. “Ndryshimi për produktet e naftës diktohet nga fakti, se sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, produktet e naftës taksohen me akcizë specifike. Në këtë kontekst, për të përafruar mënyrën e taksimit të këtyre produkteve është ndryshuar mënyra e taksimit, duke specifikuar masën e aplikimit të akcizës”, - theksohet në relacionin që shoqëron projektligjin.
Parashikimi
Në programin e saj për 2008-2012 Qeveria ka parashikuar që vetëm për 2009-n, buxheti i shtetit të shtohet me 2 miliardë lekë më shumë, si rrjedhojë e ngrirjes së akcizës. Parashikimi i të ardhurave nga akciza për vitin 2008 është rreth 35,493 milionë lekë dhe me buxhetin e 2009-s, të ardhurat nga kjo taksë parashikohen në 44 363 milionë lekë, me një rritje vjetore prej 25 për qind, ose 3,8 për qind e PBB-së. “Parashikimi për një rritje kaq të ndjeshme të të ardhurave lidhet edhe me ndryshimin e akcizës mbi naftën. Akciza mbi naftën ishte e shprehur në përqindje (75 për qind e çmimit) dhe e kufizuar në një interval 17-37 lekë për litër. Që nga viti 2009, akciza e naftës është më shumë fikse, në nivelin 37 lekë për litër. Efekti i llogaritur vetëm për vitin 2009 është rreth 2 miliardë lekë. Ndryshimi në fjalë rregullon sistemin e taksave, duke përafruar strukturën e tyre me legjislacionin e harmonizuar komunitar, në të cilin të gjitha llojet e akcizave shprehen në vlerë fikse (ad valorem)”, - theksohet në programin e Qeverisë.
Kundërshtimi
Importuesit e naftës kanë kundërshtuar vendimin, duke shtuar se me këtë lëvizje pritet që të ketë një rritje të çmimeve, e cila do t’u faturohet konsumatorëve. Çmimet në tregun me pakicë të karburanteve do të rriten minimalisht me 6 lekë për litër. Kjo pasi kjo rritje do të përfshihen në kosto dhe nuk do të ndikojë fitimin e kompanive. Ky vendim madje, sipas tyre, prish konkurrencën në treg. Vetëm konkurrenca e lirë do të sigurojë një çmim të ulët të naftës dhe cilësi të mirë të saj. Kërkesat janë bërë publike prej kohësh, por Qeveria është e vendosur në zbatimin e kësaj mase, duke e argumentuar atë me nxitjen që po i bëhet naftës vendase, një politikë kjo që zbatohet edhe nga shtetet e tjera.
Importet
Doganat kanë evidentuar një rritje të ndjeshme të importeve të karburanteve gjatë 2008-s. “Administrata doganore ka zhdoganuar rreth 15 mijë ton karburant më shumë se një vit më përpara, e cila përbën 4 deri në 4.5 për qind rritje në krahasim me vitin 2007”, - janë shprehur drejtues të doganave. Masa e marrë nga Ministria e Financave për të mbajtur akcizën e naftës në 37 lekë, sipas drejtuesve të doganës, nuk do të ndikojë në çmim. “Kjo është një masë stabilizimi. Kjo ndërhyrje që është bërë në paketën fiskale, e cila akoma nuk është bërë efektive, nuk ka tregues që ka ndikuar në treg”, - ka thënë pak ditë më parë kreu i Doganave, Përparim Dervishi.