E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-ja kërkon komision hetimor parlamentar për Gërdecin



Deputetët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kërkuan ditën e djeshme ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar tragjedinë në fshatin Gërdec. Pëllumb Xhufi dhe Spartak Braho u shprehën gjatë seancës plenare se deputetët e kësaj force kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e këtij komisioni, duke apeluar mbështetjen e tij pasi duhen 28 firma që ky komision të ngrihet. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, e kundërshtoi këtë nismë duke u shprehur se paralelisht për të njëjtën çështje po heton edhe Prokuroria, ndaj dhe bie ndesh me ligjin. Deputetët e LSI-së e kundërshtuan Topallin duke thënë se Kushtetuta e ka të qartë këtë pikë. Në mbështetje të LSI-së doli edhe kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi.

13 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›