E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja kërkon respektimin e rregullores, Berisha duhet t’u përgjigjet interpelancave



Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, kërkoi ditën e djeshme respektimin e Rregullores së Kuvendit për interpelancat parlamentare. Braçe u shpreh se ndonëse rregullorja kërkon që brenda tri javëve nga dorëzimi i kërkesës duhet të zhvillohet interpelanca. Deputeti i PS-së shtoi më tej se ndaj kryeministrit Sali Berisha janë dorëzuar tri kërkesa dhe ndonëse ka kaluar afati, këto tri interpelanca me të, kryesisht mbi ngjarjet në Gërdec, nuk janë zhvilluar. Braçe kërkoi më tej se këto interpelanca duhen të përfshihen në kalendarin njëmujor të Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dha garanci që këto interpelanca do të zhvillohen, por në varësi të axhendës, ato mund të delegohen edhe te ministrat e linjës. Deputeti Erion Braçe e kundërshtoi këtë propozim të Topallit, duke e cilësuar si jo të rregullt me rregulloren.

13 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›