E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-ja lobing kundër varfërisë



Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje një takim në hotel “Tirana Internacional”, me temë “Varfëria në vendin tonë dhe ulja graduale e saj”, ku merrnin pjesë përfaqësues nga shoqatat kombëtare, nën drejtimin e Shoqatës shqiptare të Demografëve. Në këtë takim merrnin pjesë edhe nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, si dhe deputeti i LSI-së dhe anëtar i kryesisë, Nikollaq Neranxi. Deputeti Neranxi, duke mbështetur krijimin e një lobingu kundër varfërisë në Shqipëri, foli për mbështetjen e biznesit të ndershëm, si një rrugë efikase për normalizimin e tregut të punës dhe shpërndarjen e drejtë të të ardhurave. Neranxi theksoi gjithashtu që në kushtet e ekonomisë sociale të tregut nuk mund të bëhet fjalë për barazi sociale, por kërkohet që të zbatohet drejtësia sociale në shpërndarjen e të ardhurave. Ndërkaq, në këtë takim foli edhe nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, e cila trajtoi nivelin e lartë të varfërisë që ka shkaktuar qeverisja aktuale dhe evidentoi alternativën e LSI-së dhe të opozitës për të dalë nga kjo gjendje e rëndë sociale.

5 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›