LSI-ja prezanton draftin: “Ja si duhet të votojnë emigrantët”
Deputeti Pëllumb Xhufi: “Vota e tyre, detyrim kushtetues”
Shaban Sulçe
Lëvizja Socialiste ka prezantuar dje zyrtarisht draftin e saj, që ka të bëjë me garantimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009. Pas disa nismave konkrete dhe deklaratave publike të LSI-së, dje është prezantuar edhe drafti zyrtar në lidhje me këtë çështje, i cili përmban të gjitha udhëzimet se si duhet të realizohet procesi i pjesëmarrjes së emigrantëve në votime. Drafti i LSI-së është prezantuar nga deputeti dhe zëvendëskryetari i saj, Pëllumb Xhufi, i cili theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në votime të emigrantëve, duke i cilësuar ata si një zë shumë i fuqishëm për zhvillimet politike në vend.
Xhufi
Zëvendëskryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, tha se realizimi i votës së emigrantëve mbi të gjitha është një detyrim kushtetues, por gjithashtu edhe një detyrim programor i LSI-së. Xhufi tha se LSI-ja gjithmonë e ka ngritur me forcë të drejtën e votës së emigrantëve, ndërkohë që akuzoi dy partitë e mëdha, PS e PD, se ua ka mohuar bashkëkombësve shqiptarë këtë të drejtë kushtetuese. “LSI, që para një viti, zyrtarisht ka paraqitur një propozim për reformën zgjedhore, duke përzgjedhur një sistem zgjedhor, sistemin proporcional kombëtar, sistem i cili krijon edhe kushtet më të mira të mundshme për realizimin e votës së emigrantëve. Për fat të keq, PS dhe PD, përzgjodhën në mënyrë të njëanshme një model zgjedhor, që është proporcionali rajonal, i cili e pamundëson, ose në rastin më të mirë e bën shumë të vështirë votën e qytetarëve shqiptarë, me banim jashtë vendit dhe që gëzojnë të drejtën e votës. Për këtë qëllim, një grup i posaçëm në LSI, ka punuar këtë kohë dhe ka përgatitur një dokument me elementët, me të cilin unë dua t’ju njoh sot”, - tha Xhufi. Ai shtoi se propozimi i LSI-së do t’i përcillet në mbledhjen e parë Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe shprehu vullnetin e plotë të LSI për të inkuadruar të drejtën e votës së emigrantëve në Kodin e ri Zgjedhor.
Drafti
Sipas propozimit të LSI-së, parashikohet që pas përpilimit të listave të zgjedhësve nga ana e organeve të qeverisjes vendore, grupet e punës duhet të verifikojnë shtetasit që janë emigrantë jashtë vendit. Këto grupe pune, do të shënojnë adresat e tyre të banimit, pasi të kenë kontaktuar familjarët e emigrantëve. Në propozimin e LSI-së thuhet gjithashtu se Komisioni Qendror I Zgjedhjeve merr vendimet e nevojshme për prodhimet e fletëve të votimit për këtë kategori votuesish. Këto fletë speciale votimi t'u dërgohen Komisioneve Zonale Zgjedhore, të cilat Këto komisione marrin masa për dërgimin e fletëve të votimit shtetasve shqiptarë, sipas adresave të përcaktuara gjatë procesit të evidentimit. Fleta e votimit do të futet në zarf dhe do tu dërgohet me postë secilit prej emigrantëve. Pasi merr zarfin me fletën e votimit, emigranti voton sipas mënyrës që do të përcaktohet, e mbyll fletën e votimit në zarfin e posaçëm dhe po të njëjtin zarf, brenda të cilit është zarfi me fletën e votimit e dërgon në komisionin pranë njësisë zgjedhore që ia ka dërguar. “Zarfet me fletët e votimit që dërgohen pranë komisionit të njësisë zgjedhore, hapen nga ky komision dhe vota do të numërohet për atë subjekt që ka votuar zgjedhësi. Hapja e zarfeve dhe numërimi i votave bëhet nga komisioni pranë njësisë zgjedhore“, - thuhet në draftin e përgatitur nga LSI-ja për votën e emigrantëve.
Drafti i LSI-së për votën e emigrantëve
1. Gjatë përpilimit të listave, për çdo njësi të qeverisjes vendore duhet të bëhet identifikimi i personave, të cilët kanë emigruar jashtë vendit, duke shënuar me germën "E", (emigrant).
2. Grupet e punës përcaktojnë saktë adresën e vendbanimit të tij të ri (Jashtë vendit).
3. Ky proces duhet të përfundojë 30 ditë para datës së zgjedhjeve.
4. Çdo njësi zgjedhore dërgon në KQZ numrin e saktë të emigrantëve të evidentuar gjatë përgatitjes së listave.
5. KQZ vendos për prodhimet e fletëve të votimit për emigrantët.
6. Përgatitja e fletëve të votimit duhet të përfundojë deri 15 ditë para datës së zgjedhjeve dhe këto fletë votimi duhet t'u dërgohen Komisioneve Zonale Zgjedhore (KZZ) pranë njësive zgjedhore (Qarkut).
7. Këto komisione marrin masa për dërgimin e fletëve të votimit shtetasve shqiptarë, sipas adresave të përcaktuara.
8. Fletët e votimit duhet të jenë të futura në një zarf të posaçëm, i cili duhet të jetë i veçantë për çdo njësi zgjedhore, me qëllim që ta bëjë atë të dallueshëm.
9. Ky zarf që mban brenda fletët e votimit, futet në një zarf tjetër dhe pastaj fillon procesi i dërgimit të tyre me postë sipas adresave.
10. Pasi merr zarfin me fletën e votimit, emigranti voton e mbyll fletën e votimit në zarfin e posaçëm dhe po të njëjtin zarf, e dërgon në komisionin pranë njësisë zgjedhore që ia ka dërguar.
11. Zarfet me fletët e votimit që dërgohen pranë komisionit të njësisë zgjedhore, hapen nga ky komision dhe vota do të numërohet për atë subjekt që ka votuar zgjedhësi.
12. Hapja e zarfeve dhe numërimi i votave bëhet nga komisioni pranë njësisë zgjedhore.
13-Për nxjerrjen e rezultatit duhet të caktohet një afat, i cili parashikon dhe kohën e nevojshme për mbërritjen e zarfit.
3 Korrik 2008