LSI-ja prezanton kandidaturat në rrethin e Mallakastrës
Nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti, ka zhvilluar dje një takim në rrethin e Mallakastrës, ku ka prezantuar kandidatët e LSI-së për zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu LSI-ja do të konkurojë në rrethin e Mallakstrës me 5 kandidatura, të cilat janë: Luljeta Bregasi (mjeke), Bujar Hasa (jurist dhe biznesmen), Ervin Muskaj (inxhiner), Bardhyl Fasko (agronom) dhe Hysni Bogdani (historian). Duke vlerësuar kandidatët e LSI-së, personalitetin dhe popullaritetin e tyre në rradhët e elektoratit, Prifti shprehu besimin se LSI-ja do të dalë forcë e parë në rrethin e Mallakastrës. “Për mua personalisht, por dhe për gjithë komunitetin e zonës së Mallakastrës duhet të vlerësohet fakti që këta kandidatë janë garanci e kësaj fitoreje. Sot ata me praninë e tyre këtu në Mallakastër, kanë treguar qartë se do të punojnë me ambicien e madhe të të qenit fitues. LSI-ja do të dalë forcë e parë në këtë rreth në zgjedhjet e 28 qershorit”, - tha Prifti.
16 Maj 2009