Skandal, Prokuroria vendos median në përgjim
Pas daljes së dokumenteve për hetimin e Gërdecit nis survejimi i gazetarëve. Prokuroria i kishte përgjuar gazetarët edhe gjatë hetimit njëvjeçar, duke shkelur ligjin
Redaksionale
Media është nën tutelë, është në përgjim nga organi i akuzës. Gazeta “Albania” është informuar dje mbi iniciativën e Prokurorisë së Tiranës për të vënë në përgjim një pjesë të gazetarëve dhe drejtuesve të redaksive mediatike që kanë nxjerrë në dritën e diellit faktet tronditëse të dosjes “Gërdeci”. Gjithë historia ka nisur rreth një javë më parë, kur në media nisën të publikoheshin fakte nga dosja e, për pasojë, Prokuroria e Përgjithshme autorizoi atë të Tiranës të niste hetimin mbi “daljen e fakteve që përbëjnë sekret hetimor në media”. Fill pas nisjes së këtij hetimi (i cili ka në epiqendër avokatët e të pandehurve, të cilët disponojnë dosjet e plota) për të arritur te avokatët, për të cilët Prokuroria dyshon se kanë shpërndarë materialet, ka përdorur komunikimet private dhe tejet konfidenciale të një numri të madh gazetarësh, redaktorësh, madje dhe drejtuesish mediatikë. Ky është një rast i paprecedent, një “Media-Gate” i turpshëm në kushtet kur gazetarë dhe drejtues mediatikë janë gjithë ditën në përpjekje për të njohur opinionin publik me të vërtetat e ngjarjes që shpërtheu papritur në Gërdec dhe që përveç 26 trupave të karbonizuar, zbuloi dhe fijet e pushtetit që kryen një masakër të motivuar nga fitimet marramendëse.
Dje gazeta “Albania” u informua se një pjesë e stafit të saj, por dhe gazetarë e drejtues të mediave të tjera, janë në survejim telefonik vetëm e vetëm që Prokuroria të mësojë se kush u ofroi këtyre gazetarëve dosjen “Gërdeci”, publikimi i së cilës jo vetëm faktoi implikimin e personazheve të përfolur me kohë, por edhe “amnistinë” dhe pafuqinë amorale të organit të akuzës për t’i çuar disa syresh para Drejtësisë.
Përgjimi
Ky vendim i Prokurorisë është i pashoq dhe madje është hera e parë që një numër kaq i madh gazetarësh vihen në përgjim, ndërsa deri sot askush nuk u ka kthyer përgjigje gazetarëve kur këta të fundit kanë pyetur Prokurorinë nëse kishte vënë ndonjëherë në përgjim (ose nëse kishte marrë ndonjëherë në pyetje) familjarë shumë të ngushtë të familjes kryeministrore, apo shokë e miq të ngushtë të tyre, emrat e të cilëve gjenden pa fund në dokumente të Gërdecit, por edhe në dëshmitë e ish-punëtorëve të traumatizuar të asaj fabrike që mbolli atë maskaradë, të cilën media po e zbardh çdo ditë e më shumë. Si është e mundur që vihen në përgjim gazetarë vetëm pse këta gazetarë nxjerrin në dritën e diellit implikimin e personazheve “VIP” në aferën Gërdeci, ndërsa në mënyrë paradoksale këta personazhe janë lënë krejtësisht në hije nga hetimi i Prokurorisë?! Gazetarët janë autorët e masakrës, apo rendësit për zbardhjen e saj?!
Precedenti
Por, përveç vënies më të fundit në përgjim, dokumentet autentike të dosjes “Gërdeci” tregojnë se gazetarët që prej një viti e gjysmë kanë qenë në përgjim. Konfirmohet se që prej fillimit të hetimit të dosjes “Gërdeci” gazetarët kanë qenë në përgjim. Të paktën në dokumentet hetimore të vetë Prokurorisë rezulton se disa redaksi dhe grupe mediatike kanë qenë në përgjim konstant. Prokuroria ka kërkuar të zbulojë përmes kontakteve të dhjetëra gazetarëve mbi burimet e tyre të informacionit, edhe pse konfidencialiteti i burimit është një e drejtë ligjore dhe themelore e lirisë së shtypit në botë, por dhe në Shqipëri. Në mënyrë don kishoteske, hetuesit e dosjes “Gërdeci” kanë kërkuar gjurmë në drejtimin e gabuar, kur shenjat ishin të qarta për implikimin e djalit të kryeministrit Berisha, mikut të tij Selmanllari dhe gjithë strukturës shtetërore që iu vu në dispozicion. Nga ky keqorientim gjurmimi, organi i akuzës devijoi hetimet, duke e degraduar situatën në ndjekje të gazetarëve.
Si kryhen përgjimet
Telefonat e disa drejtuesve mediash dhe të gazetarëve janë në përgjimin dhe vëzhgimin e strukturave të specializuara të Prokurorisë. Përgjimet realizohen me aparatura moderne dhe në studio profesionale. Përgjimet telefonike kryhen nga specialistë të Prokurorisë dhe më pas transkriptohen të gjitha tabulatet. Transkriptimi firmoset nga specialisti përkatës dhe ruhet në dosje të veçantë. Përgjimi i telefonave kryhet me një pajisje, e cila në të njëjtën kohë mund të përgjojë mbi 40 telefonata, por edhe me mundësinë e shtimit të tyre. Përgjimet janë manuale kur realizohen duke futur numrin e telefonit të personit që do të përgjohet, por edhe automatike, që kryhet nëpërmjet fjalëve kyçe. Në përgjimin automatik, aparatura e përgjimit merr fjalët që mendohet se do të përdoren nga bashkëbiseduesit. Fjalë të tilla mund të jenë “Gërdec”, “avokatë”, “armë”, “lekë” e të tjera. Në kohën që aparatura kap një fjalë të tillë, atëherë nis automatikisht regjistrimin e bisedës duke bërë që të merret vesh biseda në fjalë. Më pas bëhet transkriptimi i tabulateve dhe arkivimi i tyre në dosjet e Prokurorisë. Aparaturat e regjistrimit janë të një cilësie mjaft të lartë dhe regjistron në mënyrë të pandërprerë. Skedat e aparaturës mund të regjistrojnë biseda deri në 9 orë dhe të rezervojnë bisedat të pavarura nga njëra-tjetra. Strukturat e specializuara mund të përgjojnë në masë të gjerë telefonat e gazetarëve dhe këta të fundit nuk mund ta kuptojë se janë duke u përgjuar. Përgjimi i telefonatave kryhet vetëm me një urdhër apo me miratimin e Prokurorisë, që është duke hetuar çështjen me të cilën lidhet personi në përgjim. Në të kundërt, askush nuk ka të drejtë të përgjojë.
16 Maj 2009