LSI-ja zyrtarizon kërkesën e komisionit hetimor për Gërdecin
Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarizon kërkesën për komisionin hetimor të ngjarjes së Gërdecit. Kryetari i grupit parlamentar “E majtat për Integrim”, Pëllumb Xhufi, konfirmoi dje se prej tri ditësh LSI-ja e ka nisur këtë kërkesë në drejtim të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. “Që para tri ditësh ne kemi nisur kërkesën e tretë në drejtimin tuaj, për të nisur procedurat për krijimin e këtij komisioni, për ta sjellë çështjen në Parlament për votim. Por, ju keni refuzuar në mënyrat nga më të ndryshmet, fillimisht duke pretenduar se nuk ishin bërë firmat, ndërkohë që rregullorja ju detyron ta sillni çështjen në seancë plenare. Në kohën kur mblodhëm 28 firma dhe ju në mënyrë automatike, duhet të shpallnit krijimin e këtij komisioni, na thatë që jeni para stinës së pushimeve”, - tha Xhufi. Ndërkohë që sipas tij, edhe pse kjo periudhë ka kaluar tashmë kryetarja e Kuvendit insiston me këmbëngulje për të mohuar ngritjen e kësaj të drejte, që është një e drejtë e opozitës, në radhë të parë. “Prandaj, dua t’ju them zonja kryetare, që kjo nuk është vetëm një çështje mes nesh dhe mazhorancës, por është edhe një çështje midis nesh edhe jush personalisht. Por, unë ju siguroj qe ne do të bëjmë diçka për të demaskuar qëndrimin tuaj personal, për të mbytur ulërimën e Gërdecit, të cilën nuk do të arrini kurrë ta mbysni”, - deklaroi Xhufi. Në fakt, një problem serioz i LSI-së për këtë çështje është se PS-ja ia ka mohuar ndihmën dhe mbështetjen për ngritjen e këtij komisioni.
Vota e emigrantëve, G99, letër Kuvendit
G99 i ka nisur dje një letër dy bashkëkryetarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Ilir Rusmajli dhe Fatmir Xhafa, një letër ku kërkon një dëgjesë publike për çështjen e votës së emigrantëve. “Në kuadrin e punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë për amendimin dhe finalizimin e Kodit Zgjedhor, lëvizja G99 i kërkon këtij komisioni që t’i ofrojë mundësinë për një dëgjesë publike, ku do të parashtrohen gjetjet dhe sugjerimet që G99 ka në lidhje me mundësimin e votës së jashtme”, - shkruan kreu i G99-ës, Erion Veliaj. Më tej, ai bën të ditur se lëvizja G99, me ndihmën dhe bashkëpunimin e forcave politike, shoqërisë civile e akademikëve, ka ndërmarrë në muajt e fundit një proces për të analizuar e identifikuar një zgjidhje të mundshme teknike që do të lejonte votimin e shtetasve shqiptarë jashtë atdheut.
Ndërkohë që në sekretarinë e këtij komisioni ekzistojnë dy propozime për këtë çështje, një e ardhur nga G99-a dhe një nga LSI-ja.