PS: Ekonomia me standarde afrikane
Partia Socialiste reagoi ndaj deklaratave të qeverisë për standarde mjaft të mira ekonomike të Shqipërisë të evidentuara në Forumin Ekonomik Botëror të Stambollit. “Sot bëjmë publik opinionin zyrtar të Forumit Ekonomik Botëror, që është tërësisht ndryshe nga ajo që deklaron kryeministri shqiptar nga Stambolli. Ekonomia shqiptare konkurron pas standardeve afrikane, duke u renditur në vendin e 108, nga 134 vende në klasifikimin e këtij Forumi. Në renditjen e fundit që doli vetëm disa ditë më parë nga ky forum, ekonomia e Shqipërisë, e krahasuar me vitin e kaluar ka rënë dhe dy vende të tjera në tabelën klasifikuese (tabela bashkëngjitur)”, u shpreh dje nënsekretari për programin Ervin Bushati.