LSI, kundër kalendarit të Kuvendit
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi, u shpreh dje i pakënaqur nga përcaktimi i kalendarit 3-javor të Parlamentit, sepse sipas tij, në të nuk përfshihet reforma zgjedhore. “Ne konstatojmë se hartimi dhe miratimi i Kodit Elektoral, i cili duhet të ishte një prioritet, nuk figuron në këtë kalendar. Pra, me sa duket edhe muaji shtator do të kalojë pa realizuar këtë detyrim dhe angazhim të politikës shqiptare. Konstatuam që disa iniciativa ligjore të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë integruar në këtë kalendar, siç është ligji “Për statusin e minatorit”, ligji “Për kujdesin ndaj moshës së tret디, - tha Xhufi. Xhufi vuri në dukje se kërkesa e kësaj partie për ngritjen e një komisioni hetimor për Gërdecin nuk është marrë parasysh. “Motivi është i qartë. Ne kemi denoncuar vullnetin e qeverisë për ta mbyllur këtë çështje dhe qeveria ka dhënë prova të mjaftueshme, me anë të të cilave tregon që do ta mbyllë këtë çështje. Ne kemi parë se si mazhoranca dhe konkretisht qeveria, ka tentuar që të bëjë shantazh mbi institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, duke vënë si prioritet atë çka realisht nuk është prioritet, pra një ligj për Prokurorinë e Shtetit”, - konstatoi Xhufi.
Rama, gjest përçmues për akuzat e Metës
Një gjest përçmues. Kjo ka qenë përgjigjja e kryetarit të PS ndaj akuzave më të fundit të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. I pyetur nga mediat, ndaj këtyre akuzave, Rama nuk ka preferuar që t’i përgjigjet direkt, por ka reaguar me një gjest mjaft përçmues ndaj atij që ai e quan mik të vjetër. Ky reagim i Ramës erdhi gjatë inaugurimit të shkollës së mesme “Abdulla Keta” në Tiranë. Tri ditë më parë, kreu i LSI-së gjatë mbledhjes së KDK iu përgjigj Ramës se nëse e majta humbet zgjedhjet në 2009, kjo nuk do të jetë për faj të LSI-së, po të vetë PS. Ndërkohë që Meta ka përmendur disa raste kur Rama ka punuar kundër PS në zgjedhjet e 2005-s. Përveç kësaj, Meta është shprehu se LSI ishte një faktor i rëndësishëm i fitores së Bashkisë së Tiranës në 2007, duke përmendur këtu fotot nudo që u publikuan para zgjedhjeve.