LSI, modeli politik anti-status quo
• Petrit VasiliPolitika dhe momentet shumë të veçanta të zhvillimit historiko-shoqëror kërkojnë që politika në përgjithësi dhe politikanët, veçanërisht ata që kanë peshë të madhe në të, të mbajnë qartë qëndrimin e tyre, gjë që i dallon ata edhe qartësisht nga njëri- tjetri.Hezitimi i madh dhe pasiguria që shoqëron shpesh marrjen e vendimeve është dëshira për ruajtjen dhe maskimin me instrumente gjoja politike dhe ligjore të status quo-së apo i ndryshimit të saj dhe krijimit të ekuilibrave të rinj progresivë dhe që prosperojnë vendin.Toni Bler thotë “mos i mbështetni politikanët që zgjedhin rrugën më të lehtë, por ata që zgjedhin rrugën më të vështirë”. Kjo thënie e famshme e Blerit ka të bëjë pikërisht me dilemën për të zgjedhur stanjacionin regresiv thellësisht të dështuar apo të futurit në një rrugë të re mbështetur mbi parime dhe që ndryshojnë vendin, dilemë kjo që është kryefjala e qëndrimit politiko-moral të politikës në Shqipëri.Duke vëzhguar qetësisht dhe me sy të ftohtë modelin Meta në politikë, pa vështirësi dallohet qartë se ky model ka qenë në një konflikt të vazhdueshëm me stanjacionin politiko-shoqëror regresiv në Shqipëri. Kjo tendencë për t’u konfirmuar me stanjacionin dhe për t‘iu dorëzuar atij ka qenë shumë e zhvilluar ndër ne dhe përbën realisht kryearsyen e mbetjes në vend apo më mirë të një zhvillimi që shpesh ka ritme shumë larg atyre për të cilat vendi ka nevojë dhe qytetarët gjithashtu.Pluralizmi politik i cili polli dy parti, të cilat ishin produkti i një pluralizmi thuajse të beftë dhe si të tilla jo produkte mirëfilli politike, por adaptim jo rrallë emocional i ekuilibrave shoqërorë në përfaqësimin politik. Eshtë e vërtetë e pakundërshtueshme se disidenca politike dhe kultivimi i mendimit alternativ politik në Shqipëri nuk kanë pasur ndonjë traditë sinjifikative dhe për pasojë edhe produkti PS-PD ishte i tillë i mangët dhe me identitet të paqartë e shpesh kontradiktor. PS ishte në esencë një adaptim i asaj që mbeti nga ish-Partia e Punës dhe një përshtatje për mbijetesë e atyre që nuk mundeshin për një mijë arsye të ishin pjesë e PD, ndërsa PD nga ana tjetër që përfaqësonte frontin e mllefit popullor me një kuptim të fortë elektoral dhe jo programor të drejtuar edhe ajo nga pjesë të tjera të Partisë së Punës që me shkathtësi sigurisht jo parimore në të kundërt të atyre principeve që besonin dhe formimit të tyre morën drejtimin e saj.Duke i qëndruar vëzhgimit të së majtës pas 1992, vërehet lehtë që lufta për mbijetesën politike detyronte shpesh një evokim edhe të vlerave arkaike dhe tradicionalizmave jashtë kohe që u bënë pjesë e sjelljes politike të saj dhe kjo në fakt siguronte një qëndresë ndaj PD, por pa zhvillim të brendshëm të PS si dhe e shtynte atë më tej në izolimin politik pa dimensione të reja. Përkundrejt kësaj situate stanjante modeli Meta, i cili besonte se ky lloj stanjacioni mund të ndryshonte, zgjodhi rrugën më të vështirë atë të krijimit të FRESH, i cili pa dyshim ishte momenti i parë i fillimit të integrimit brenda vetes, por dukshëm edhe jashtë vendit, duke krijuar një imazh krejt të ri, imponues dhe aq të dëshiruar për socialistët që vuanin jo pak kompleksin e vazhduesve të Partisë së Punës.Sigurisht që qeverisja si një sfidë me shumë të panjohura ishte për PS, një problematikë me të cilën ajo u ndesh menjëherë pas ardhjes në pushtet në vitin 1997. Mungesa eksperiencës së njerëzve të saj në qeverisje dhe ardhja pas përjetimit të disa viteve në opozitë të zhvilluar në kushtet e një izolimi të pashembullt krijoi jo pak probleme dhe një gjendje stanjacioni të një tipi të ri. Shtuar këtu edhe ngarkesën e akuzave për korrupsion si dhe trazimet e mëdha politike brenda vetes shkaktuar nga dorëheqjet e Nanos dhe beteja tejet cinike Nano- Majko për marrjen e postit të kryetarit të PS e bënë stanjacionin dhe mungesën e dukshme të rezultateve të prekshme në qeverisje një realitet gati disfatist për mundësitë e daljes prej tij.Eshtë ky moment kulmor ku modeli Meta anti-status quo rishfaqet me një profil të ri tepër të lartë në politikën shqiptare. Duke besuar se një aksion ekzekutivo-politik efikas me ritëm shumë të lartë dhe me një rizgjim të plotë të administratës mund të japin rezultate të mëdha, modeli Meta në ekzekutiv është dukshëm një risi në historinë e pluralizmit dhe kontrastin hapur me pafuqinë e dukshme të ekzekutiveve të mëparshëm PD dhe PS inefeciente dhe në krizë të thellë rezultatesh.Eshtë ky model që ve në vështirësi të gjithë kundërshtarët tanë të cilët në mungesë të një modeli alternativ parapëlqejnë më mirë një ruajtje të status quo-së pa rezultate sesa natyrshëm një Meta kryeministër kredencialet e së cilit do të ishin objektivisht të pakundërshtueshme dhe në këtë pikë këta kundërshtarë aktualë nuk dallojnë aspak nga politika e dikurshme në PS, kur Meta fitues absolut i zgjedhjeve të 2001 rivotëbesohej nga e njëjta KPD që e kishte votëbesuar disa ditë më parë se zgjedhjet të përfundonin.Gjendja stanjante e PS në periudhën 2001-‘05 ishte pa dyshim burimi i shumë pakënaqësive dhe zemërimit brenda PS por edhe në raportin e saj me qytetarët dhe dukshëm nevoja për të ndryshuar status quo-në ishte nevojë absolute. Ndërmarrja e një rruge të tillë të vështirë me shumë të panjohura për ta ndryshuar atë, kishte pasoja të mëdha edhe në planin personal por ishte objektivisht jetike për të ndryshuar pozitivisht vendin. Veçanërisht e majta kishte nevojë për një ndryshim të tillë, sepse ishte sklerotizuar, gërryer nga intrigat dhe konformizmi që po mbysnin dalëngadalë besimin brenda vetes si besimin popullor tek ajo dhe për pasojë po afronte dita e humbjes së pashmangshme.Kundërshtar i pa kompromis i status quo-së vrasëse Meta, pasi bëri të pamundurën për lëvizur nga vendi koracatën e asfiksuar të PS, lançoi projektin e parë politik të pashembullt majtas-djathtas të LSI duke tundur nga themelet status quo-në politike dhe duke krijuar një alternativë ex-nuovo, e cila nuk ishte trashëgim i kurrkujt, por ishte një produkt parimor i ngritur nën frymën dhe parimet e rrugës së tretë dhe ku pjesëmarrja në të nuk ishte thjesht mbi motivet pro dhe kundër.Që nga dita që LSI është në skenën shqiptare shumë gjëra kanë ndryshuar dhe politika është relativizuar duke zëvendësuar absolutizmin PS-PD, me një skenë politike alternative më kompetitive dhe ku ruajtja e kryesimit politik nuk është më i mundur si më parë.Ekzistenca e LSI zëvendësoi votimet ideologjike thuajse revolucionare alla 1992 apo 1997 me garën e alternativave programore, të komunikimit intensiv me qytetarët dhe të performancës publike gjithnjë e më shumë me nivel. Modeli Meta pra anti-status quoja ndryshoi ndonëse me sakrifica të mëdha gjithë skenën politike.Në vijimësinë karakteristike të qëndrueshmërisë së modelit të tij politik Meta riformuloi përsëri edhe në këto momente që jetojmë një tjetër veprim tipik anti-satus quo duke goditur publikisht nëpërmjet një aksioni politik dhe publik me intensitet të pashembullt reformën e fshehtë zgjedhore PS-PD. Kjo pseudoreformë zgjedhore përjashtuese dhe antidemokratike ka vetëm një objektiv: Ruajtjen e status quo-së PS-PD ndonëse ky binom famëkeq kishte dërrmuar rezultatet e qeverisjes, procesin e integrimit dhe mundësinë e përfaqësimit të qytetarëve duke u imponuar atyre vetëm dy alternativa ndonëse, të dyja në krizë identiteti dhe përjetuese të dështimit të brendshëm politik të tyre.Duke pasur gjithmonë kalë beteje ndërtimin e modelit të sjelljes politike mbështetur vetëm mbi parimet, modeli Meta shkakton qartazi reagime të egra nga përfaqësuesit politikë të stanjacionit moçalor të politikës së keqe. Por në kontrast të plotë me politikën e keqe modeli Meta mbështetet gjerësisht nga qytetarët që e kanë votuar masivisht më 3 korrik 2005, por edhe i kanë treguar vendin politikës së keqe duke e përbuzur si në zgjedhjet e Paskuqanit duke e refuzuar atë e duke marrë pjesë vetëm 25%..Asnjë lëvizje politike e Metës nuk ka në themel të saj kompromisin me shkeljen e parimeve dhe si të tilla të gjitha këto lëvizje, që kanë ndryshuar politikën shqiptare dhe kanë turbulluar ujërat e pista të saj, janë sulmuar vetëm me mjetet e vogla të intrigës provinciale, të thashethemeve të skutave e kafeve apo të ndonjë instrumenti tjetër. Shpifja si një instrument bastard nuk ka asnjë lidhje me parimet dhe kësisoj dhe të shpresosh në suksesin e shpifjes mbi parimet do të thotë të shpresosh se do të sharrosh Tour Eiffel-in me një biçak çobani.Në qoftë se Barak Obama ka bërë lajtmotiv të tij sloganin “Të ndryshojmë status quo-në” dhe ky lajtmotiv i ka dhënë atij rezultate spektakolare, do të thotë që status quo-të janë burim regresi dhe prapambetjeje edhe për kombet e zhvilluara. Shqipëria po përjeton dhimbshëm një moment të tillë shumë të vështirë të varfërisë dhe mbretërimit të anti-shtetit, andaj modeli Meta gjithnjë anti-status quo e ka të fituar që në start sfidën e tij.