E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Basha monitoron Elbasanin

• Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha është caktuar nga kryesia e PD-së për të ndjekur nga afër procesin e zgjedhjeve të strukturave të kësaj partie në qytetin e Elbasanit.Në përbërje të grupit të punës , Suzana Guxholli, Neritan Sejamini, Halit Shamata, Fahri Balliu, Omer Stringa, Ardian Turku, Mimoza Hasekiu dhe Shefqet Deliallisi. Emrat më të mundshëm për të drejtuar degën e PD-së Elbasan janë ata të dy profesorëve Luçiano Boçi dhe Ali Turhani. Dy personalitete këta që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe që shikohen si shpëtimtarët e vetëm të kësaj partie në Rrethin e Elbasanit. Megjithëse ende drejtuesit e PD nuk kanë përcaktuar një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar, ata kanë kërkuar që të procedohet me evidentimin e plotë të listave të anëtarësisë së degëve të PD në rrethe, si dhe ecurinë e procesit edhe të hapjes së PD ndaj anëtarësimeve të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›