E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: PS, jo pengesë për lëvizjen e lirë

• Partia Demokristiane duke përshëndetur nisjen e dialogut politik për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilët vazhdojnë të jenë tëprivuar nga lëvizja e lirë, veçanërisht në shtetet e Evropës Perëndimore, i bën thirrje opozitës që të demonstrojë përgjegjshmëri dhe frymë bashkëpunimi me maxhorancën. Sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare, Zef Bushati deklaroi dje se "ne vlerësojmë si shumë të rëndësishme klimën e dialogut pozitë-opozitë dhe bashkëpunimit politik, e cila duhet të mbizotërojë në Shqipëri, me synim kryerjen e suksesshme të reformave dhe sfidave integruese për anëtarësim në NATO, dhe më pas në BE". "Në kuadër të reformës zgjedhore, PDK vlerëson si një punë të lavdërueshme të Qeverisë procesin për pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaportat biometrike, regjistrin elektronik si dhe respektimin e plotësimin e të gjitha kërkesave të sigurisë së lartë për kartat e identitetit", tha Bushati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›