E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Më shumë investime për sportin”

• Akademia e vetme sportive në vend do të pajiset këtë vit me një palestër të re moderne e multifunksionale, me vlerë 700 mijë euro.Për herë të parë një shumë e tillë investohet në këtë institucion. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Genc Pollo, i shoqëruar nga rektori i Akademisë, Vesel Rizvanolli, inspektoi dje punimet në këtë palestër, që priten të përfundojnë në qershor të këtij viti. “Eshtë një detyrë e madhe të gjallërojmë sportin në jetën tonë, si komponent të domosdoshëm për një jetë të shëndetshme dhe Akademia ka një rol shumë të rëndësishëm këtu. Investimi që ne bëjmë për palestrën, për sallat e reja sportive, është një konfirmim i kësaj politike që mendoj se duhet të vazhdojë”, tha Pollo. Për nga përmasat kjo palestër, më e madhja në nivel universitar, do të mund të funksionojë edhe si një pallat sportesh. Deri më sot Akademia ka pasur një palestër gjimnastike, atletike dhe më parë 600 studentët e kësaj Akademie ushtroheshin në terren në qiell të hapur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›