LSI: në Konventë PS dhe PSD janë me statusin e të ftuarit

04/04/2005 "Nuk ka ekip monitorimi nga internacionalja për Konventën e Partisë"
Lëvizja Socialiste për integrim, ka hedhur poshtë lajmet se prej Internacionales Socialiste është organizuar një grup pune, që do të monitorojë zhvillimet në Konventën e LSI-së. Sipas zyrës së shtypit të LSI-së, "lajmet mbi ndonjë ekip monitorimi apo vëzhgimi, janë thjesht spekullime që vijnë nga ato grupime politike te kompleksuara, që e kanë patur qëllim në vetvete, anëtarësimin formal në forume ndërkombëtare, por që realisht kanë dështuar dhe janë përgjegjëse për bllokimin e integrimit të Shqipërisë në Europë". I pyetur mbi një lajm për një delegacion vëzhgimi të Konventës së LSI-së, nga përfaqësues të Partisë Socialiste dhe të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, zëdhënësi i LSI-së sqaroi se, përfaqësuesit e PSD-së dhe PS-së janë ftuar të marrin pjesë në Konventën Kombëtare të LSI-së, e cila do të mbahet në datat 5 dhe 6 Prill, ashtu siç janë ftuar të gjithë partitë e tjera parlamentare shqiptare. "Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në Konventë janë me statusin e të ftuarit", tha ai. Ndërsa në një deklaratë të dhënë për shtypin, është sqaruar se Konventa Kombëtare e LSI-së është e hapur për t’u monitoruar nga i gjithë opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar si dhe krejtësisht transparente ndaj medias. Gjithsesi, është theksuar se LSI ka ftuar një sërë partish të majta që të marrin pjesë në Konventën e parë të kësaj partie me statusin e të ftuarit. Madje, një ftesë e tillë është cilësuar dhe si ftesa e parë për afrimin mes dy partive që kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë në asnjë formë në fushatën parazgjedhore.