OSBE këtë javë takim pë ligjin e shtypit
04/04/2005 OSBE do të vendosë gjatë kësaj jave mbi zhvillimin e takimeve me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ku do të diskutohet çështja e ligjit të shtypit. Burimet kanë bërë të ditur se, për të zhvilluar diskutimet, do të pritet ardhja e këshilltares për marrëdhëniet me shtypin në OSBE. Për këtë, është bërë e ditur se këtë javë ajo do të mbërrijë në Tiranë, ku do të nisë dhe konsultimet mbi debatin më të fundit për rregullat në media. Pas diskutimeve në parlament, ligji ka mbetur për tu debatuar mes deputetëve të Partisë Socialiste. Burimet thanë se në PS, janë krijuar dy grupime që janë shprehur pro dhe kundër, propozimeve që kanë bërë deputetët Lesi dhe Braçe mbi vendosjen e konkurencës së ndershme. Amendamentet kërkojnë vendosjen e çmimeve të referencës si kusht për fitimin e reklamave shtetërore.