Urgjencat, të mbushura plot nga virozat
Çdo ditë më shumë se 500 veta paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Urgjencat e Spitalit më të madh të vendit, poliklinikat, qendrat shëndetësore në kryeqytet janë të mbushura plot. Mbipopullimi më i madh është në spital, ku paraqiten orë pas orë fëmijë, të rritur, pacientë kronik me shqetësime në aparatin e frymëmarrjes, temperaturë të lartë, shqetësime gastro-intestinale si dhe probleme të tjera me uljen e rezistencës, apo dobësimin e sistemit imunitar.
Më shumë se 200 pacientë të vegjël paraqiten çdo 24 orë në Urgjencën e Pediatrisë. Më shumë se 100 qytetarë paraqiten në urgjencën e Infektivit, shumica e tyre me temperaturë të lartë dhe më shumë se 150 pacientë kronik paraqiten në urgjencën e kardiologjisë, për probleme me zemrën edhe si pasojë e ndryshimit të herëpashershëm të temperaturave, motit të paqëndrueshëm.