LSI ngushëllon viktimat, Vasili në Fushë-Arrëz
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe Drejtori i Politikave në këtë ministri, Pëllumb Pipero, udhëtuan për në Fushë-Arrëz, ku ishte ngritur dhe shtabi i ndërhyrjes së parë mjekësore për të aksidentuarit. Vasili ka qëndruar pranë mjekëve deri në transportimin e të plagosurit të fundit për në Spitalin Ushtarak dhe atë të Shkodrës të të aksidentuarve, ndërsa ka komunikuar vazhdimisht me mjekët në Tiranë dhe në Shkodër për të rakorduar gatishmërinë e këtij operacioni njerëzor. Nga ana e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes një njoftimi për shtyp shprehu dje në mbrëmje ngushëllime për viktimat dhe i është bashkuar dhimbjes së familjeve të tyre për aksidentin tragjik.