E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbrita në Rrëshen, fati me mua



Kastriot Doda është një banor i qytetit të Rrëshenit. Ka udhëtuar me këtë autobus nga Miloti e deri në hyrje të qytetit. "Kam udhëtuar me këtë mjet që u rrëzua sot rreth orës 17:00. Vetëm para një ore kam zbritur në autostradë. Në autobus kishte shumë njerëz. Kam parë 6-7 fëmijë. Me sa më kujtohet mjeti ishte plot. Drejtuesi i mjetit po ecte normalisht. Nuk kam konstatuar se autobusi kishte probleme. Pasi kam zbritur dëgjova lajmin e keq. Shumë shpejt kam vajtur në spital pasi mësova se pikërisht mjeti me të cilin unë udhëtoja kishte rënë në greminë. Më thanë se në momentin e ngjarjes moti në fshatin Dom ka qenë mjaft i vështirë. Thonë se një furtunë e pazakontë, me shi e erë të fortë ka ndikuar në aksidentin e autobusit", tha pasagjeri që zbriti në Rrëshen vetëm një orë para ngjarjes, duke e quajtur veten me shumë fat. Ai shtoi se ka gjasa që gjatë rrugës shoferi i mjetit të ketë marrë të tjerë pasagjerë, pasi ashtu si dhe ai njerëzit hipnin e zbrisnin në vende të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›