Sot zi kombëtare, Berisha në spital me të plagosurit
Qeveria shpalli mbrëmë ditën e sotme zi kombëtare, në homazh të viktimave të aksidentit tragjik. Njoftimi u dha nga zëdhënësja e Kryeministrit Mëhilli, e cila njoftoi se Qeveria do të përballojë dhe shpenzimet funerale për viktimat. Dje në mbrëmje, Kryeministri Berisha vizitoi në Spitalin Ushtarak të plagosurit e aksidentit dhe shprehu mbështetjen e Qeverisë për të ndihmuar të gjithë të plagosurit. Janë marrë dhe po merren të gjitha masat, që t'u jepet ndihma më e mirë e mundshme të plagosurve. Me këtë rast dua t'u shpreh familjeve të viktimave, popullit të Fushë-Arrëzit, të Pukës, ngushëllimet më të sinqerta të Qeverisë shqiptare, t'i siguroj se mbarë shqiptarët ndajnë sonte zinë e rëndë, që i ka pllakosur familjet e tyre. Le të lutemi së bashku për shëndetin e të plagosurve, që ta kalojnë dhe të shërohen sa më shpejt nga trauma që kanë pësuar nga ky aksident", u shpreh Kryeministri.