E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn, pro zgjerimin të BE

Komisioneri Europian Oli Rehn në prag të Ditës së Europës, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të përfshijë Europën Juglindore në procesin e zgjerimit. Sipas diplomatit finlandez, vëmendja e Brukselit për momentin, është përqendruar më së shumti tek ato shtete, që janë në prag të mbajtjes së zgjedhjeve, siç janë Shqipëria dhe Turqia. "Europa është e bashkuar dhe e lirë sot. Le ta përfundojmë punën gjithashtu edhe në Europën Juglindore, pasi parimet e lirisë dhe demokracisë, respektimit të të drejtave dhe lirive njerëzore, ku është i bazuar Bashkimi Europian, kërkojnë veprim nga ne," është shprehur Rehn. Gjithashtu, eurokomisioneri vlerësoi sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, përmendi se negociatat për anëtarësim me Kroacinë janë në hapin e duhur, ndërkohë që sipas tij Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë progres, duke paraqitur gjithashtu aplikimin për statusin e vendit kandidat. Sipas zyrtarit të Komisionit Europian, bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë pritet të fillojnë së shpejti, ndërkohë që edhe Bosnja ka shënuar progres, duke nënshkruar MSA-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›