LSI pret orën e historisë
Tiranë- Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi një takim në Amfiteatrin në Kodrat e Liqenit në Tiranë. Mbi 2 mijë të rinj e të reja kryeqytetas, premtuan mbështetjen e tyre të pakursyer për liderin e LSI, z.Ilir Meta dhe për fitoren e LSI në 28 Qershor. “Të jeni të sigurtë se nuk do të zhgënjeheni nga Ilir Meta, se jam i vendosur t’ju udhëheq në një fitore sepktakolare në 28 Qershor, sepse Ilir Meta ndryshe nga alternativat e tjera, të lodhura nga korrupsioni i pushtetit, ka me vete një forcë të jashtëzakonshme, forcën më të madhe rinore në Shqipëri, Lëvizjen Rinore për Integrim.
“Jemi në një moment fatlum se vetëm një muaj na ndan nga dita e takimit me historinë, se 28 Qershori është vërtetë një ditë historike, sepse do ndahemi me rregjimin korruptiv i dy forcave të vjetra, që nuk mund të ofrojnë më asnjë alternativë shpresëdhënëse për rininë e Shqipërisë, që e kanë lënë pa punë rininë, e kanë lënë pa ambjente sportive, pa ambjente kulturore dhe i përdorin të rinjtë vetëm për fasada”-theksoi kreu i LSI-së.
Meta u shpreh se parlamentit të Fazlliçëve dhe të Megadushkut, po i vjen fundi. “Ndaj koalicioni ynë është në rrugën e sigurtë të fitores dhe të jeni të sigurtë se në 29 Qershor fitorja i buzëqesh LSI-së, i buzëqesh koalicionit tonë. Të jeni të sigurt se me vendosmërinë tonë, me programin tonë, me vizionin tonë, me shpirtin tonë idealist, me fuqinë tonë do ta motivojmë elektoratin progresist dhe opozitar për të mundur Sali Berishën në 28 Qershor”-theksoi Ilir Meta.
Ai shtoi se intrigantët janë të pashpresë për të përçarë të majtën dhe forcat progresiste, sepse janë burracakë, sepse nuk kanë asnjë vlerë njerëzore, morale politike dhe shoqërore. Ora e takimit me historinë po vjen-tha Meta-dhe ne do të mblidhemi këtu për të festuar fitoren në mesnatën e 28 Qershorit, pikërisht në Tiranë, në Durrës, në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë.