E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI prezanton Qemal Elezin si kandidat në Kukës

25/04/2005  Sokol Axhemi parashikon fitoren e plotë

Nënkryetari i LSI-së, Sokol Axhemi, ka prezantuar dje kandidaturën e Qemal Elezit në Kukës. Sipas tij, fitorja e tij në këtë qytet është e padiskutueshme. Kjo, sepse Elezi gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm në rrethin e Kukësit. Axhemi u shpreh se kandidati i LSI-së, është kandidatura më e favorshme dhe më e sigurtë për të fituar në Kukës, zgjedhjet në mënyrë direkte, pasi inxhinieri Qemal Elezi është një njeri që ka një përvojë të gjatë në drejtim dhe gëzon një reputacion të padiskutueshëm në tërësi, në të gjithë zonën elektorale të Kukësit. Axhemi kërkoi angazhimin e të gjithë strukturave drejtuese të LSI-së në Kukës dhe të shtabeve elektorale, gjithashtu në mbështetje të kandidatit, duke u organizuar maksimalisht në të gjithë organizatat e LSI, që mbulojnë të gjithë rrethin e Kukësit, për të kontaktuar çdo qytetar dhe për t’i dhënë mesazhin e fitores së padiskutueshme të LSI dhe të kandidatit të saj, si forca më e përgjegjshme dhe më me vizion me një kandidat gjithashtu serioz dhe me integritet moral. Gjithashtu, anëtarët e forumeve drejtuese të LSI në Kukës, në diskutimet e tyre, shprehën vlerësimet më të larta dhe angazhimin e tyre maksimal, për fitoren e Qemal Elezit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›