Politikanët të mos e shikojnë njeri tjetrin si armiq
25/04/2005 Terri Dejvis tërheq vëmendjen për situatën
Krerët e Këshillit të Evropës, e kanë cilësuar të tensionuar situatën parazgjedhore në Shqipëri, duke u kërkuar politikanëve shqiptarë, ta konsiderojnë njeri-tjetrin si konkurentë dhe jo si armiq. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Dejvis, ka deklaruar se ky institucion do të vëzhgojë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, nëse do të ketë një ftesë nga drejtuesit shqiptarë. Dejvis shprehet se, pas kritikave për zgjedhjet e mëparshme lokale, është e rëndësishme që votimet e reja të kenë përmirësime. "E rëndësishme është që zgjedhjet parlamentare të verës të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike", u shpreh Dejvis. Sipas tij, për Këshillin e Evropës, është tepër e rëndësishme që edhe mes anëtarëve të partive, të ketë një komunikim të mirë dhe të mos e shohin njeri-tjetrin si armiq, por thjesht si oponentë. Në këtë mënyrë, dhe një herë politika shqiptare është paralajmëruar për rëndësinë që kanë votimet e kësaj vere. Kështu, vetëm në rast se OSBE-ODIHR do të vlerësojnë se gjatë zgjedhjeve është respektuar e drejta e votës si dhe janë mënjanuar manipulimet, Këshilli i Evropës do të pranojë nënshkrimin e negociatave me Shqipërinë. Në rast të kundërt, masat do të jenë mjaft të rrepta. Madje, paralajmërimi është bërë dhe për ndërprerjen e financimeve prej programit CARDS.