Lini mënjanë akuzat, tregoni projektet

25/04/2005 Përfundon punimet Kuvendi i Tetë i PD-së, Berisha deklaron fushatën elektorale
"Nuk është momenti të konsumojmë kohë me akuza dhe denoncime, ato janë thënë"
Kryetari i rizgjedhur i Partisë Demokratike, ka deklaruar dje menjëherë pas numërimit të votave, fillimin e fushatës elektorale të opozitës nën moton "Koha për Ndryshim". Berisha i ka këshilluar delegatëve të jenë sa më modestë në kërkimin e votës nga elektorati, duke u shprehur i sigurt në fitoren e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.
Toleranca
Lideri demokrat, në fjalën e tij, tha se qeverisja e PD-së në rast fitoreje, do të udhëhiqet nga toleranca. Sipas tij, në projektin e qeverisjes së opozitës, do ketë vend për çdo qytetar të thjeshtë. “Që sot dhe deri ditën e zgjedhjeve, ju do të shkoni shtëpi më shtëpi të prezantoni platformën tonë të qeverisjes. Projektet e hartuara nga ne, duhet t’ia tregoni me modesti çdo qytetari. Lini mënjanë akuzat, sëmundja tashmë dihet, duhet vetëm mjekimi. Nuk është momenti të konsumojmë kohë me akuza dhe denoncime, ato tashmë janë thënë dhe janë përsëritur shumë herë. Duhet t’i bëni të qartë atyre se, në qeverisjen tonë asgjë nuk do të ketë më të shenjtë se toleranca. Duhet ti tregoni qytetarëve se kjo nuk është fitorja e PD-së, nuk është lavdi e askujt, por është fitorja e të gjithëve”, tha Berisha. Sipas tij, në këto zgjedhje PD-ja ka marrë mbështetje të plotë dhe nga partitë anëtare të PPE-së, ku përmendi edhe fjalën përshëndetëse të sekretarit të përgjithshëm të këtij organizmi, Antonio Lopez Isturias, i cili një ditë më parë u pozicionua në krah të fitores së opozitës, në zgjedhjet e ardhshme.
Punimet
Votimet për ndryshimet në statut, anëtarët e këshillit kombëtar dhe votimin për kryetarin e partisë, do të shënonin dhe fundin e punimeve të Kuvendit të Tetë të PD-së. Burime në PD, shprehen se pas nxjerrjes së rezultateve për anëtarët e Këshillit Kombëtar, lideri demokrat Berisha, pritet të shpallë zyrtarisht e 60 emrat e kandidatëve për deputet në zona të ndryshme. Nxjerrja e emrave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, do t’i kushtojë komisionit të ngritur për këtë qëllim të paktën 3 ditë kohë, pasi 750 delegatë kanë përzgjedhur 100 emra nga 250 të paraqitur për votim në Kuvend. Këshilli i ri Kombëtar do të votojë dhe stafin e afërt të kryetarit Berisha, me të cilin do të drejtojë fushatën dhe partinë në katër vitet e ardhshme, kryesinë e re të PD-së, si dhe emrat e kandidatëve të përzgjedhur deri më tani në 60 zona të ndryshme të vendit. Pjesa tjetër e kandidaturave do të përzgjidhen nga kryesia e re e partisë. Burime saktësojnë se pjesa tjetër e kandidaturave do të shpallet më vonë pasi të jenë mbyllur negociatat me partitë e tjera të opozitës, por edhe pasi të jenë shuar mosmarrëveshjet mes kryesisë qëndrore të partisë dhe bazës, e cila ka dhe ajo kandidatët e saj të preferuar.
“Me duar të pastra”
Ministrat që nuk mbajnë premtimet do largohen
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka premtuar qeverisje me “Duar të pastra”, në rast se opozita fiton zgjedhjet dhe ai zgjidhet kryeministër. Sipas tij, në kabinetin e demokratëve, nuk mund të qëndrojë asnjë ministër i cili pasi ka marrë votën, nuk do të mbajë premtimet. “Ndryshim për mua do të thotë që fjalët e mira t’i shndërrosh në punë të mira. Ju garantoj se në qeverinë e ardhshme, qeveritarët që nuk mbajnë premtimet do të largohen. Unë nuk mund të pranojë që ata që ju iu besoni votën, ta përdorin atë për mashtrimin tuaj. Unë besoj se detyra supreme e kryeministrit dhe kabinetit të ardhshëm, është të mbrojë qytetarët shqiptarë nga korrupsioni dhe me duart e pastërta sterile, të kirurgut, të shkulë nga trupi i shoqërisë sonë këtë kancer, që po shkreton jetën e saj. Premtimi im është duar të pastërta dhe forca e ligjit dhe transparenca e plotë në mbrojtje të pasurive tuaja private dhe publike. Ligji i parë që do të amendohet, është ligji i konfliktit të interesit. Unë zotohem para jush se asnjë qeveritar apo zyrtar në administratën e ardhshme, nuk do mund të përdorë pushtetin, nuk mund të përdorë imunitetin për pasurimin e paligjshëm të tij apo familjes së tij, pa u përballur me rreptësinë e ligjit”, tha Berisha Berisha rizgjidhet në krye të PD-së
Lideri demokrat Sali Berisha, rikonfirmohet dhe një herë kryetar i Partisë Demokratike, pas votimit në Kuvendin e Tetë të PD-së. Me 700 vota pro, 27 kundër, 9 abstenime kryetari i i ri i PD-së dje për katër vjetët e ardhshëm do të jetë Sali Berisha. Delegatët e thirrur në kuvend, kanë preferuar që me shumicë votash ti besojnë dhe për katër vjet të tjera drejtimin e Partisë Demokratike kryetarit aktual. Në këtë konkurim, Berisha ishte i vetëm pasi, askush prej antarësisë së partisë, nuk pranoi të kandidonte përballë kryetarit aktual. Kjo është hera e katërt që Kuvendi i PD-së i jep votëbesimin Berishës. Kreu demokrat është dhe një ndër themeluesit e saj. Kryetari i parë i PD-së, që prej themelimit të saj, ka qenë Azem Hajdari, dhe vetëm disa muaj më vonë, në krye të saj u zgjodh Berisha. Pas fitimit të zgjedhjeve në vitin 1992, Berisha jep dorëhqjen nga kryesimi i partisë për t’u zgjedhur President. Në vend të tij për disa kohë zgjidhet Eduart Selami, i cili më pas emigron drejt SHBA dhe vendin e tij e zë Tritan Shehu. Pas trazirave të 97, Berisha rikthehet sërfish në krye të partisë, tashmë në opozitë, ku vendin e kryetarit e ruan për rreth 8 vjet. Uran Butka ndez kritikat mbi Berishën dhe Boden
“Kryetari i partisë ushtron trysni mbi forumet“
Uran Butka, anëtar i kryesisë së PD-së, ka adresuar kritika të ashpra, ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ritvan Bode. Butka e ka kritikuar kryetarin e partisë, për trysni të pushtetit ndaj strukturave të tjera të partisë, si dhe për faktin se në konkurimin për kryetar të Partisë, Berisha ishte kandidat i vetëm. Anëtari i kryesisë tha se, së pari, ndryshimin, kryetari i partisë duhet t’a fillojë nga vetja. “Produkt i subjektivitetit dhe delirit të tij, i idesë se ai është dhe s’ka të dytë në PD, është dhe fakti se kryetarit Berisha i pëlqen të dalë i vetëm, duke konkuruar me vetveten dhe duke ushqyer e imponuar një besim monoteist“, tha Butka. Sipas tij, shqetësues është fakti se institucionet brenda PD-së, janë bërë thuajse inekzistente, për shkak të trysnisë që kryetari ushtron mbi to. Butka nuk la pa përmendur në kritikat e tij dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Ritvan Bode. “Shqetësues është mosfunksionimi i institucioneve të partisë, për shkak të trysnisë së pushtetit të pakufizuar të kryetarit. Përqëndrimi i të gjithë kompentencave në duart e tij, si edhe të një provincializmi dhe moskomunikimi njerëzor dhe partiak të Sekretarit të Përgjithshëm, Ritvan Bode. Ndaj, duhet ndryshim në radhë të parë, brenda vetes", tha Butka. Ndërkohë, nga ana e tij, kritikat e Uran Butkës, lideri Demokrat Berisha, i ka konsideruar si kritika që bëhen në kuadër të lirisë dhe demokracisë së mendimit brenda partisë. „Kjo është një Parti Demokratike që pranon spektrin më të gjerë të mendimit. E vërteta është se gara për kryetarin e partisë ka qenë tërësisht e hapur dhe ai që dëshironte mund të kishte kandiduar”, tha Berisha.
Ndryshimet në Statutin e PD
Futja e parimit një anëtar një votë
Një anëtar një votë do të përdoret për të zgjedhur të gjitha strukturat në bazë
Mandati i kryetarit të partisë nga 3 do të shkojë në 4 vjet
25 për qind e Këshillit Kombëtar do të përbëhet nga femrat
KOP ka për detyrë hartimin, propozimin dhe zbatimin e projektve politike të PD-së
Koordinarët tematikë janë përgjegjës për veprimtarinë dhe reflektime programore të PD-së në fusha të caktuara
Ata përgjigjen dhe raportojnë për veprimtarinë e tyre përpara KOP dhe kryetarit të Partisë
Kryesia, me propozim të kryetarit, emëron kordinatorët e KOP