PS Korçë kërkon rikandidimin e Niko Faberit
25/04/2005 Kryesia socialiste këtë javë merr në shqyrtim propozimet e bazës
Dega e Partisë Socialiste në Korçë, ka kërkuar që deputeti aktual, Niko Faber, të jetë kandidat në këtë zonë. Në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë, në këtë degë të socialistëve janë zhvilluar debate të ashpra mes klaneve të krijuara në këtë rreth, si dhe mes anëtarëve të degës dhe të dërguarve prej kryesisë së PS-së. Burimet kanë bërë të ditur se nga 5 zona që ka Korça, dega e socialistëve, do ti propozojë kryesisë 6 emra. Ndërsa në mbledhjen që do të zhvillohet këtë javë, do të përcaktohet se si do të vendoset në këtë zonë. Një tjetër problem në degët e socialistëve, është dhe për Elbasanin. Deputeti i një prej zonave të Elbasanit, Ilir Zela, nuk ka pranuar që të lëshojë zonën e tij për një tjetër emër. Zela thekson se, deri sa ka mbështetjen e elektoratit, nuk ka pse të kandidojë në një tjetër zonë. Megjithatë, ai thekson se do të vijojë të kontribuojë për Prrenjasin brenda strukturave socialiste. Por ai nuk ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi si i pavarur. Në lidhje me debatet e zhvilluara në Korçë, i dërguari i kryesisë Namik Dokle, tha se kjo flet qartë për demokracinë në Partinë Socialiste. Äi thekson se mendimi i strukturave do ti përcillet forumeve të larta që më pas, do të marrin vendimin përfundimtar. Burimet kanë bërë të ditur se, këtë javë socialistët do të mbledhin kryesinë e Partisë, për të vendosur mbi mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues si dhe për mbledhjen e Kongresit. Në këto forume, do të përcaktohet qartë taktika që do të ndiqet si dhe kandidatët që kjo parti, do të mbështesë në zgjedhjet parlamentare.