E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI prezanton sot 100 kandidatët

02/06/2005  Lëvizja Socialiste për Integrim parqet sot 100 kandidatët e saj për deputetë. Prezantimi do të bëhet gjatë punimeve të Konventës Elektorale. Konventa do të miratojë dhe platformën qeverisëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim në rast fitoreje të kësaj force në zgjedhjet e 3 korrikut, program i cili do të gjejë zbatim në katër vitet e ardhshme. Prezantimi i kësaj platforme do të bëhet nga 9 kandidatë për deputetë, duke e ndarë në pjesë të veçanta. E gjithë platforma do të përmblidhet në fjalimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili do të flasë dhe në atributin e kryeministrit të kësaj partie. Konventa e LSI-së do t'i hapë gjithashtu fillimit të fushatës elektorale të kësaj partie. Në ditët në vijim, kreu i saj Meta do të zhvillojë një tur të ngjeshur takimesh dhe mitingjesh në të gjithë rrethet e vendit, duke shpalosur alternativën e LSI-së. Ndyrshe nga dy forcat e mëdha të politikës shqiptare, LSI-ja nuk do të ketë elementë të theksuar të spektaklit gjatë zhvillimit të konventës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›