E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS marrëveshje me komunistët në Sarandë

02/06/2005  Kandidati i Partisë Komuniste në Sarandë, Fatos Orani, nuk do të konkurrojë në zgjedhjet e 3 korrikut, pasi ka nënshkruar një marrëveshje me Partinë Socialiste. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se marrëveshja, ku Partia Komuniste angazhohet për të mbështetur Nanon do të bëhet sot publike. Megjithatë në mbledhjen e zhvilluar së fundi në PK, është kërkuar që të mbështetet kandidatura e Partisë Socialiste, Fatos Nano. Vetëm pak ditë më parë, Orani, në një intervistë për "Metropol", është shprehur se PK mbështet kandidaturën e Fatos Nanos, pasi babai i këtij të fundit është komunist. Megjithatë, marrëveshja e nënshkruar së fundi mes PS-së dhe Partisë Komuniste, duket se është e para e këtij lloi, pasi prej kohësh marrëdhëniet mes të dy forcave nuk janë në nivelin e duhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›