Myrtaj: Gjeorgjia, kundërshtar direkt
02/06/2005 Protagonist i një paraqitje të mirë në ndeshjen miqësore me Poloninë, sulmuesi vlonjat i Katanzaros, Florjan Myrtaj ka shprehur edhe mendimin e tij për përballjen e 4 qershorit, ku kuqezinjtë do të presin në “shkretëtirën” Qemal Stafa, skuadrën gjeorgjiane. Për momentin, skuadra nga rajoni i Kaukazit, ndodhet poshtë skuadrës sonë në renditje edhe pse me një ndeshje më pak. Dhe në këtë prizëm e ka parë edhe sulmuesi ynë përballjen me gjeorgjianët. “Prej disa ndeshjesh skuadra nuk ka mundur që të fitojë dhe kjo na ka zhgënjyer jo pak. Prandaj në ndeshjen me Gjeorgjinë i vetmi rezultat i pranushëm për ne është fitorja. Ajo mbetet i vetmi detyrim, edhe për të rifituar besim në vetvete. Gjithashtu, kjo fitore na vlen edhe më shumë se kaq. Gjeorgjia është një nga rivalet direkte në grupin e dytë, e nuk duhet ta lemë këtë rast të na ikë”,- ka deklaruar fillimisht sulmuesi i Kombëtares sonë, Florjan Myrtaj. Ndërkohë, në intervistën e tij të mëtejshme, Myrtaj i ka vënë edhe një tjetër etiketë ndeshjes të së shtunës. Për sulmuesin e Katanzaros, ndeshja kundër Gjeorgjisë, është edhe një ndeshje prestigji. “Takimi i radhës kundër Gjeorgjisë është shumë se jetësor për skuadrën tonë”, - ka shtuar vlonjati - Në këtë 90 minutësh ne duhet që të fitojmë me çdo kusht. Edhe pse skuadra jonë nuk ndodhet më në pozitat për të luftuar për të arritur asnjë vend, duhet ta marri këtë tri pikësh vetëm për presitigj”. Ndërkohë, në lidhje me faktin se ndeshja kundër Gjeorgjisë do të luhet pa praninë ne spektatorëve, Myrtaj është shprehur, se ky do të jetë një faktor negativ për skuadrën shqiptare. Dihet se tifozeria kuqezi ka qenë një mbështetëse e fuqishme e Kombëtares në të gjitha ndeshjet e saj. “Mungesa e tifoizerisë në një moment të tillë është shumë e rëndë për ne. Privimi nga tifozët tanë të mrekullueshëm ishte goditja më e fuqishme dhe sigurisht që është në disavantazhin tonë. Mungesa e saj në shkallët e stadiumit e favorizon dukshëm kundërshtarin, i cili do të luajë pa shumë presion. Për ne stadiumi i boshatisur është mjaft i rëndë. Nuk do të kemi mbështetjen e tifozëve tanë, të cilët kanë qenë vendimtar në arrjtet e skuadrës në takimet e zhvilluara në Shqipëri. Edhe për mua, si për të gjithë shokët do të jetë një ndjesi e çuditshme me shkalët e Qemal Stafës të boshatisur”,- ëhstë shprehur më tej sulmues i Katanzaros. Gjithsesi, në fund ai ka premtuar se skuadra do të arrijë të marrë tri pikëshin. “Kam shumë besim në arritjen e fitores për këtë takim. Të gjithë janë optimist për këtë”, ka përfunduar sulmuesi Florian Myrtaj.
Kapllani: Rëndësi ka vetëm fitorja
Ndeshja miqësore me Poloninë ka shënuar edhe rikthimin në Kombëtare të sulmuesit të Karlsruhes, Edmond Kapllani. Pas gati një viti (ndeshjen e tij e parë dhe të fundit me përfaqësuesen, ai e ka zhvilluar kundër Suedisë), ai kthehet me optimizëm dhe është shprehur shumë i kënaqur me ftesën e bërë nga trajneri Brigel. “Ekipi Kombëtars është maja që një futbollist mund të arrijë. Dhe kjo më bën të ndjehem mirë. Gjithnjë është e bukur të grumbullohesh në skuadrën që përfaqëson ngjyrën e flamurit tënd – ka deklaruar sulmuesi – Por, për të ardhur deri këtu, kam punuar shumë. Nuk ka qenë një vit i lehtë, ku nuk kam pasur shumë hapësira”. Në lidhje me ndeshjen kundër Gjeorgjisë, Kapllani është shprehur se skuadra do të kërkojë vetëm fitoren, paçka se vetë ai ka theksuar se kundër skuadrës gjeorgjiane do të jetë dyfishe vështirë. Por, për Edmond KapllaninVetëm ky është rezultati i pranueshëm për të larguar shijety e hidhura të lëna nga humbjet e ndeshjeve të fundit. “Duhet ta fitojmë patjetër këtë ndeshje. Nuk mund të zhgënjejmë përsëri tifozët tanë. Edhe pse ata nuk do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, jam i bindur se të gjithë do t’i kenë ngulitur sytë nga televizori. Në duhet një fitore edhe për të rikthyer moralin në skuadër pasi disa rezultatesh negative të arritura në ndeshjet e fundit. Sigurisht, që nuk do të jetë aspak e lehtë. Janë dy arsyet kryesore; së pari vetë vështirësia që paraqet kundërshtari dhe së dyti, shkallët e boshatisura të stadiumit. Nuk është e lehtë të luash pa mbështetjen e tifozerisë”,- ka nënvizuar më tej sulmuesi i Karlsruhes, Edmond Kapllani. Ndërkohë, në lidhje me aktivizimin e tij në ndeshjen e së shtunës, Kapllani ka nënvizuar se nuk mendon një gjë të tillë për momentin. Për sulmuesin e Kombëtares sonë, gjëja më e rëndësishme në ndeshjen kundër Gjeorgjisë është fitorja. “Nuk mund të flas unë për formacionin, pasi kjo është detyrë e trajnerit. Gjithsesi, nuk mendoj aspak për një fakt të tillë. E vetmja gjë që mendoj për momentin është fitorja. Është kjo që na intereson”,- ka përfunduar deklaratën e tij sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Edmond Kapllani. Tifozët, ndeshjen në sheshe
Më 4 qershor impjanti më i madh në vend do të jetë tërësisht i zhveshur nga dekori i zakonshëm kur aty luan ekipi Kombëtar. Për të parën herë në historinë e tyre, pas dënimit të dhënë nga FIFA, kuqezinjtë do të jenë të detyruar që të luajnë pa mbështetjen e tifozerisë. Për herë të parë stadiumi “Qemal Stafa” nuk do të jetë i mbuluar nga ngjyrat kuqezi dhe nga brohorimat e grupeve të mbështetësve që vijnë nga të katërta anët me kombësi shqiptare. Gjithsesi, më katër qershor Kombëtaja nuk do të jetë e vetme. Edhe pse askush nuk do të lejohet që të asistojë “live” në sfidën kundër Gjeorgjisë, tifozët do të japin mbështetjen e tyre për skuadrën nga sheshet e ndryshme të Tiranës. Sipas informacioneve të bëra publike nga sitet e tifozerive të organizuara, mbështetësit e skuadrës së drejtuar nga Brigel do të udhëtojnë në numër të konsiderueshëm në drejtim të kryeqytetit shqiptar, nga ku do të mbështesin Kombëtaren e tyre nëpër sheshet e Tiranës, ku mnedohet se do të montohen monitorë gjigandë.